• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PLANI I RI I BE/ Emigrantët dhe azilkërkuesit do të zhvendosen ose do të riatdhesohen
Home
Nderkombetare

PLANI I RI I BE/ Emigrantët dhe azilkërkuesit do të zhvendosen ose do të riatdhesohen

23 September, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Për Bashkimin Evropian “është koha të përballemi me sfidën e menaxhimit të migracionit, për të gjetur ekuilibrin e duhur midis përgjegjësisë dhe solidaritetit”, – theksoi Ursula von der Leyen, para kolegjit të komisionerëve në Bruksel.

Sipas një plani që është bërë publik sot, pranimi i emigrantëve dhe azilkërkuesve më tej do të jetë edhe më e vështirë. Emigrantët nga vendet e luftës do të vendosen në zona të caktuara, ndërsa ata që vijnë nga vende që konsiderohen të sigurta, do të riatdhesohen.

Mbi migrantët, plani i Bashkimit Evropian, në fakt lidhet më shumë me dyndjen e emigrantëve që vijnë nga Lindja e Mesme, shumë prej të cilëve kanë humbur jetën në det.

Një mekanizëm solidariteti do të nxitet “automatikisht” për migrantët, që shpëtohen në det.

Kjo u njoftua nga Komisioneri Evropian për Punët e Brendshme Ylva Johansson, i cili me nënkryetarin Margaritis Schinas paraqiti propozimet për Paktin e ri, mbi azilin dhe migracionin, duke nënvizuar se “nuk do të ketë më zgjidhje ad hoc”, sepse do të ketë indikacione të sakta dhe fikse, bazuar në vlerësimin e Komisionit Evropian.

Në plan, “ne kemi parashikuar gjithashtu rregulla të veçanta për të rregulluar çdo situatë krize, të tilla si ajo që kemi përjetuar në 2015, kur mbërritën dy milion migrantë”.

“Mekanizmi i solidaritetit mbetet në thelb i njëjtë me atë të përshkruar tashmë”, me zhvendosje dhe riatdhesime të sponsorizuara, “por në rast krize masat do të jenë më të qarta dhe më të kufizuara në kohë”, tha Komisionerja Johansson.

Do të ketë indikacione të sakta dhe fikse, bazuar në vlerësimin e Komisionit Evropian, por ajo që paralajmërohet në periudhën e pandemisë, janë masat që do të jenë më të ashpra kundrejt emigracionit.

“Nuk ka kuota të detyrueshme për zhvendosjet, mbi propozimin tonë. Nuk ka asnjë mekanizëm që thotë se vetëm zhvendosja duhet të realizoet. Mund të zgjidhni riatdhesimin e sponsorizuar ”, shpjegoi Ylva Johansson, mbi detajet para vendeve anëtare të BE-së.

“Aktualisht BE ka marrëveshje ripranimi me 24 vende, disa funksionojnë, të tjerët jo”.

“Ne do të forcojmë negociatat për këtë, por gjithashtu synojmë të përdorim për herë të parë legjislacionin që hyri në fuqi në shkurt për vizat: raportet vjetore do të përgatiten për vendet e treta ku do të vlerësohet niveli i bashkëpunimit për ripranimet. Dhe kjo mund të ketë një efekt pozitiv ose negativ në politikën e vizave të Bashkimit Evropian ndaj atyre vendeve”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ Ku ndahen Lulzim Basha dhe Ilir Meta për 25 prillin!
Previous article CARABAO CUP/ Chelsea dyfishon, vjen goli nga blerja e merkatos së verës... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

VRITET KOKA E ORGANIZATËS KRIMINALE VENEZUALE/ Trump konfirmon ekzekutimin e ‘Nino Guerrero’ nga një sulm ushtarak amerikan Botë

VRITET KOKA E ORGANIZATËS KRIMINALE VENEZUALE/ Trump konfirmon ekzekutimin e ‘Nino Guerrero’ nga një sulm ushtarak amerikan

SHBA DHE IRANI DREJT NJË MARRËVESHJE ? Memorandumi mund të nënshkruhet nga distanca brenda 24 orëve Botë

SHBA DHE IRANI DREJT NJË MARRËVESHJE ? Memorandumi mund të nënshkruhet nga distanca brenda 24 orëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT