• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PLANI I ARRATISJES NGA QAFË BARI/ “Si do na kalojnë në Jugosllavi”
Home
Dossier

PLANI I ARRATISJES NGA QAFË BARI/ “Si do na kalojnë në Jugosllavi”

26 May, 2019 F.autor Dossier

Një nga dokumentet e dosjes së objektit të rëndësisë së veçantë “Reparti i riedukimit 311 Qafë-Bari Pukë”, ku jepen detaje për planin e arratisjes së personazheve që drejtuan revoltën e Qafë-Barit, më 22 maj 1984…

Disa muaj para se të ndodhte revolta e Qafë-Barit e 22 majit 1984, pothuajse të gjithë personazhet e përfshirë në atë revoltë, kishin qenë nën vëzhgimin e rreptë të Sigurimit të Shtetit. Punëtorët operativ dhe bashkëpunëtorët e tyre në këtë kamp-burg, kishin shumë muaj që përgjonin çdo lëvizje të tyre dhe kishin informacione se ata ishin një grup i madh që po kërkonin rrugë për t’u arratisur.

Në dosjen e objektit të rëndësisë së veçantë “Reparti i riedukimit 311, Qafë Bari Pukë”, janë përfshirë një varg raportesh të punëtorëve operativ që vëzhgonin e përgjonin çdo lëvizje të të burgosurve që po flisnin mes tyre, për një plan arratisjeje.

Njëri prej dokumenteve të dosjes, zbulon pak nga këto përgjime.

Ja çfarë shkruhet në këtë deklaratë të një të burgosuri, emri i të cilit është fshirë nga Autoriteti i Dosjeve, para vënies në shërbim të dokumenteve:

SEKRET

Pukë, më 26.1.1984

Deklaratë

Unë i dënuari…(emri i fshirë) vuaj dënimin në repartin 311 Qaf Bari dhe nën përgjegjësinë time penale deklaroj, si më poshtë:

Në këtë repart kam njohur e kam punuar me të dënuarin Agim Karameta, ku ndërmjet bisedave të tjera, më ka thënë rreth datës 19.1.1984, se unë, së bashku me të dënuarin Vllasi Koçi, Sokol Sokoli, Sokol Progri, kemi biseduar për t’u arratisur nga kampi, për në Jugosllavi. Këto biseda i kam bërë para muajit shtator 1983. Agimi më tha se për t’u arratisur unë së bashku me Vllasi Koçin, kemi punuar tek 796 disa ditë me radhë, mirëpo, aty ku punonim ne, më vonë u bllokua me mur. Mbasi ne të dy (unë dhe Vllasi) të punonim për hapjen e rrugëdaljes në galeri, Sokol Sokoli dhe Sokol Progri do të na nxirrnin në Jugosllavi, mbasi ata e dinin rrugën. Agimi më tregoi se më vonë Vllasi Koçi kishte biseduar me Vasjar Tabakun për t’u arratisur, mirëpo kur Vasjari e mori vesh se për arratisjen e dinin edhe Sokol Sokoli dhe Sokol Progri, Vasjari u prish me Vllasin, mbasi ai nuk i kishte treguar drejtë.

Sa deklarova më sipër janë të vërteta dhe i firmos me firmën time.

Deklaruesi … (emri i fshirë)

Vërtetohet njësia me origjinalin

Punëtori Operativ

Miti Kurici

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË MAKSIKË/ Rrëzohet helikopteri ushtarak, vdesin pesë persona
Previous article “LE TË MË DJEGIN MUA”/ Kujtim Gjuzi “MBAN” premtimin, mbrojti KUVENDIN nga militantët e PD dhe LSI (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar Dossier

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë... Dossier

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë...

DOSSIER/ Shqipëria e 1912-ës, në syrin e gazetarit amerikan: Rrahja me thupra dhe kamxhik u zbatuan për shumicën e njerëzve të iluminuar në Elbasan, si financieri i shkollës ‘Normale’... Dossier

DOSSIER/ Shqipëria e 1912-ës, në syrin e gazetarit amerikan: Rrahja me thupra dhe kamxhik u zbatuan për shumicën e njerëzve të iluminuar në Elbasan, si financieri i shkollës ‘Normale’...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT