• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PLANI I ARMATOSJES SË EUROPËS/ Von der Leyen: Në dispozicion 800 miliardë €, ndihmë ‘të menjëhershme’ për Ukrainën
Home
Nderkombetare

PLANI I ARMATOSJES SË EUROPËS/ Von der Leyen: Në dispozicion 800 miliardë €, ndihmë ‘të menjëhershme’ për Ukrainën

4 March, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se me planin ‘ReArm’, “Rarmatimi i Evropës” do të vihen në dispozicion fonde prej 800 miliardë eurosh.

“Po jetojmë në kohë të rrezikshme, siguria e Evropës është seriozisht e kërcënuar dhe çështja tani është nëse do të jemi në gjendje të reagojmë me shpejtësinë e nevojshme” u shpreh presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë prezantimit të planit ReArm Europe me pesë pika.

Plani për “riarmatimin e Evropës” do të ofrojë ndihmë “të menjëhershme” për Ukrainën.

Ajo garantoi se do të vijojë bashkëpunimi me partnerët në NATO

“Evropa është e gatshme të marrë përgjegjësitë e saj. Do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë në NATO. Ky është një moment kyç për Evropën dhe ne jemi gati të bëjmë më shumë” shtoi ajo pak ditë para samitit të jashtëzakonshëm për mbrojtjen, duke theksuar se po jetojmë në një “epokë riarmatimi”.

Presidentja e Komisionit Evropian, propozoi lehtësimin e rregullave buxhetore për të nxitur investimet në sektorin e mbrojtjes.

“Kjo do t’u mundësojë vendeve anëtare të rrisin ndjeshëm shpenzimet e tyre për mbrojtjen pa shkaktuar nisjen e procedurës për deficit të tepërt,” tha ajo nga Brukseli.

“Shtetet anëtare do të kenë mundësinë të përdorin programet e politikës së Kohezionit për të rritur shpenzimet në mbrojtje,” deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë prezantimit të planit ReArm Europe

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të zhvillojnë bisedime urgjente të enjten për të siguruar mbështetje ushtarake për Kievin dhe për të përgatitur një force paqësore për dislokim të mundshëm në Ukrainë.

Njoftimet për rritjen e shpenzimeve në fushën e mbrojtjes, shkaktuan një rritje të aksioneve të kompanive të prodhimit të armëve në Evropë.

Monedha evropiane Euro u forcua, duke shënuar një rritje në tregun e këmbimit të valutave kundrejt dollarit, ndërsa investitorët u dyndën në tregun evropian të aksioneve, ku një indeks i kompanive të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes “.SXPARO” arriti nivele rekord.

Evropa është përballur me trysni për të shpenzuar më shumë për sigurinë e saj pas sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës tre vjet më parë dhe nevoja për të vepruar është bërë urgjente, pasi evropianët, përfshirë Ukrainën, janë lënë mënjanë në bisedimet midis Uashingtonit dhe Moskës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HYJNË NË FUQI TARIFAT AMERIKANE NDAJ KINËS, KANADASË DHE MEKSIKËS/ Pekini e Otava “kërcënojnë” me kundërpërgjigje
Previous article ZGJOHENI ME DHIMBJE KOKE? Mjekët zbulojnë këto 4 shkaqe që nuk do t’i mendonit kurrë

s.autor

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni Botë

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër Botë

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër

ANALIZA e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun Botë

ANALIZA e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT