• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLANE, INTRIGA DHE RIVALITETE/ Si i shpëtoi Bami “komandos” së dërguar nga Ndoka dhe Avdylajt në Ksamil (DOSJA E SPAK)
Home
Breaking News

PLANE, INTRIGA DHE RIVALITETE/ Si i shpëtoi Bami “komandos” së dërguar nga Ndoka dhe Avdylajt në Ksamil (DOSJA E SPAK)

12 June, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy ditë më parë, më 10 qershor, vëllezërit Durim dhe Valter Bami u shoqëruan në policinë e Dubait. Ndërkohë, ditën e sotme, më 12 qershor, autoritetet njoftuar zyrtarisht arrestimin e Durim Bamit me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

Emri i tij doli në dosjen e SPAK pas finalizimit të operacionit “Revanshi”. Nga planet për të vrarë kundërshtarët deri te “intrigat” mes rivalëve për të ekzekutuar vëllezërit Bami, SPAK ka rendisut provat pas zbërthimit të aplikacionit “Sky” dhe Encro Chat.

Dosja e SPAK

Edhe pse kishte disa grupe kriminale nga pas, Durim Bami mori guximin të shkonte me pushime në Ksamil në gusht 2020. Këtë fakt e mësuan Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj, të cilët bashkë me Avdylajt e Shijakut dërguan një skuadër për ta vrarë atje.

Secili prej tyre ka një shkak personal për të vrarë Durim Bamin duke u bërë bashkë. Martinaj në komunikimet me Ndokën siguron paratë, ndërkohë që Ndoka siguron njerëzit dhe bën koordinimin.

Nga ana tjetër, Avdylajt e Shijakut duan të heqin qafe Bamin edhe për shkakun se dyshojnë se vëllai i tij, Valteri ka qëlluar në atentatin ndaj Rrumit të Shijakut bashkë me Redjan Rrajën.

Pasi mëson se Bami është nisur me pushime, Arben Ndoka dërgon Jozi Krajen ta ndjekë dhe lokalizojë. Pas Krajës nisen edhe Samuel Ndoka si edhe Aldo Avdylaj.

Kraja ndjek Durim Bamin dhe e gjen në një hotel në Ksamil.

Mes të tjerash, Arben Ndoka e këshillon që “të mos dalin te kamerat e hotelit në Ksamil dhe të bëjnë shumë kujdes”.

Nga ana tjetër, rezulton sipas dosjes së SPAK se Gentian Bejtjes i kanë dërguar një foto të Durim Bamit duke ngrënë drekë në hotelin “K…” në Ksamil.

“Duke ngrënë drekë..ke çuar ndonjë njeri atje?”, i shkruan Bejtja-Ndokës.

Ndërkohë që e kanë lokalizuar hotelin ku rri Durim Bami, Aldo Avdyli dhe Samuel Ndoka nuk qëllojnë ndaj Bamit pasi kanë frikë se kapen nëse e kryejnë vrasjen aty. Ata presin ditën e nesërme, por Durim Bami i humb nga sytë.

Ndoka nis në Sarandë edhe Gentian Bejtjen dhe Arben Mërkurin, por edhe ata, ashtu si nuk arrijnë ta gjëjnë Durim Bamin.

Pasi nuk e vrasin dot Durim Bamin në Sarandë apo Ksamil, “komandoja” e Arben Ndokës kthehet teksa thonë se “ngelëm gjithë ditën ferrave”.

Dy prej personazheve të kësaj dosjeje, pikërisht Gentian Bejtja dhe Arben Mërkuri (Mancei) janë vrarë. Maneci u vra në pranverën e vitit 2020, kurse Gentian Bejtja në mars 2024.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ/ Falsifikoi dokumentet e bankës që të përfitonte 108 mijë € dhe pronën e një 54-vjeçareje, arrestohet 32-vjeçari
Previous article EMRAT/ Mijëra euro cash dhe bizhuteri të vjedhura nga Franca në Shqipëri, SPAK mbyll hetimet për grupin kriminal

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I FRIKSHMËM NË AKSIN RRUGOR KORÇË-MALIQ/ Makina përmbyset në mes të rrugës, shoferi... Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHMËM NË AKSIN RRUGOR KORÇË-MALIQ/ Makina përmbyset në mes të rrugës, shoferi...

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë Aktualitet

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT) Aktualitet

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT