• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLAN PËR T’I DËBUAR NË SHQIPËRI/ Qytetarët francezë dalin kundër Qeverisë: Familjen Mitaj mos e çoni asgjëkundi
Home
Sociale

PLAN PËR T’I DËBUAR NË SHQIPËRI/ Qytetarët francezë dalin kundër Qeverisë: Familjen Mitaj mos e çoni asgjëkundi

30 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një veprim për t’u përshëndetur ai i qytetarëve francezë që i kanë dalë në krah një familje shqiptare në Perpignan të Francës, për të mos lejuar deportimin e saj. Familja Mitaj, e cila mbahet në arrest shtëpie nga autoritetet franceze, rrezikon kthimin pas në Shqipëri.

Ditën e djeshme (e mërkurë), autoritetet shkuan për të marrë 4 anëtarët e familjes Mitaj (nëna, babai dhe dy fëmijët 10 e 16 vjeç) dhe për t’i shoqëruar në aeroport, ku do të merrnin fluturimin për në Shqipëri. Por, rreth 100 persona u mblodhën përpara hotelit ku po mbahet kjo familje, duke mos lejuar autoritetet që të hynin për t’i marrë.

Mes tyre ishin edhe 30 mësues. Njëri prej tyre, Sebastien Saque, mësuesi i gjeografisë, kishte marrë me vete edhe dëftesën e Amarildës, një nga fëmijët e çiftit Mitaj. Amarilda 16 vjeç kishte dalë me nota të shkëlqyera dhe mësuesi i saj kundërshtonte dëbimin e 16-vjeçares.

“Ekziston një padrejtësi e dukshme. Është një familje që ka dëshirë vërtetë për t’u integruar”, thotë ai.

Ndërsa mësuesja e matematikës, Sabrina Nouni shtoi: “Përveç kësaj, ka prova të pakundërshtueshme për rreziqet me të cilat do të përballen nëse kthehen në Shqipëri. Nuk e kuptojmë pse kjo dëshmi nuk merret parasysh”.

Sipas informacioneve mediatike, kryefamiljari Mitaj është përballur me një tentativë vrasje në Shqipëri. Për shkak se mbahen nën arrest shtëpie, familja Mitaj duhet të paraqitet çdo të mërkurë në polici në orën 14:00. Qytetarët francezë të komunitetit ku ata jetojnë, kundërshtojnë dëbimin e familjes shqiptare dhe mblidhen përpara hotelit ku qëndrojnë për të penguar autoritetet që t’i marrin. Brenda 48 orëve, janë mbledhur më shumë se 4400 firma përmes një peticioni në internet, që kundërshtojnë deportimin e familjes Mitaj.

Marjana dhe Kastriot Mitaj shkuan në Francë dy vite më parë, së bashku me dy fëmijët e tyre për shkak se në Shqipëri u kërcënohej jeta. Vajza e tyre e madhe, Amarilda përfundoi shkollën me rezultatet të shkëlqyera. Ndërsa mësuesit francezë thonë se çifti Mitaj është gjithmonë korrekt në takimet që mbahen me prindërit në shkollë, dhe nuk mungon në asnjë prej tyre.

Pavarësisht se babai i saj kërcënohet me vdekje në vendin e tonë, Zyra Franceze e Pritjes së Refugjatëve ka refuzuar kërkesën për azil të familjes Mitaj. Në një stituatë të tillë, në mbrojtje të tyre ka dalë edhe Kisha Katolike në vend. Peshkopi i Perpignan-Elne, Monsinjor Norbert Turini i ka dërguar një letër Prefekturës, duke mbështetur kërkesën për azil të familjes Mitaj.

Më 5 Shtator është data e radhës kur familja Mitaj duhet të deportohet nga Franca, por deri atëherë mbështetësit e tyre kanë deklaruar se do të dalin në mbështetje të familjes shqiptare. Jo gjithçka ka marrë fund për ta. Ekziston edhe një shans i fundit, pasi refuzimi i kërkesës nuk është përfundimtar. Gjykata Kombëtare e Azilit duhet të shqyrtojë apelin e fundit dhe të marrë parasysh faktet e kërkesës për azil.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ËNDËRRONTE SPEKTAKLIN E WWE/ Aubameyang plotëson DËSHIRËN e fëmijërisë
Previous article Nuk ka tolerime tek TIRANA/ Trajneri Ze Maria PËRJASHTON TALENTIN E KOMBËTARES

g.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT