• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PLAN PËR…”/ Kushi: Nxënësit e arsimit parauniversitar i rikthehen modelit të mëparshëm për provimet
Home
Politikë

“PLAN PËR…”/ Kushi: Nxënësit e arsimit parauniversitar i rikthehen modelit të mëparshëm për provimet

10 May, 2021 F.autor Politikë

Nxënësit e klasave të 5-ta dhe të 9-ta, në arsimin 9-vjeçar, do t’i nënshtrohen procesit të provimeve këtë vit, ndryshe nga sa ndodhi vitin e shkuar akademik për shkak të pandemisë së COVID. E ftuar në “Report TV”, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se po ashtu edhe gjimnazistët, në provimet e maturës këtë vit nuk do të kenë vetëm pyetje me alternativa, si një vit më parë, por edhe me zhvillim, duke u rikthyer në këtë mënyrë në modelin e mëparshëm sa i përket provimeve.

“Ne u detyruam që provimet për klasën e 5 dhe të 9 t’i anulojmë vitin e kaluar, ndërsa për maturantët u bënë, por psh kishte provim vetëm me alternativa. Kemi dalë në konkluzionin që këtë vit do zhvillohet këto provime dhe për maturën do ketë edhe pyetje me zhvillim. Po i rikthehemi metodës së mëparshme. Vlerësimi do bëhet edhe me skanim elektronikisht. Kemi bërë ndryshime për nivelet e vështirësitë, 40% niveli i parë, 40% i dyti dhe vetëm 20% do të jetë niveli më i lartë i vështirësisë. Unë uroj shumë që të kthehemi vitin tjetër në mësimin ën banka, por duhet të jemi të përgatitur. Unë uroj që të mos i kthehemi mësimit online vitin që vjen”, tha Kushi.

Duke pranuar se mësimi online nuk është 100% efikas, sikurse mësimi në klasa, Kushi tha se po vlerësohen mangësit apo boshllëqet që mund të kenë nxënësit, për të hartuar më pas një plan vitin që vjen, për plotësimin e tyre.

“Ky vit ka qenë i vështirë, ka qenë një sfidë globale. Por prioriteti kryesor ishte jeta dhe shëndeti i mësuesve, nxënësve dhe të afërmve të tyre. Kemi punuar në një rrezik të jashtëzakonshëm. Kaluam një luftë të vështirë, që nuk ka përfunduar akoma dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Mësimi online nuk mund ta ketë efikasitetin 100%, por kemi marrë masa për të vlerësuar të gjitha mangësitë dhe problematikat e krijuara, pra boshllëqet, në mënyrë që të bëjmë një plan të posaçëm vitin e ardhshëm për të plotësuar këto mangësi”, u shpreh ministrja.

Për vendimin për për kthimin e studentëve në klasa për konsultime dhe provime, Kushi tha se kjo erdhi për shkak të uljes së numrit të mësuesve të infektuar dhe vaksinimit me ritme të shpejta në radhët e arsimtarëve.

“Ishim në një situatë ku ishte minimizuar shumë numri i mësuesve të infektuar dhe vaksinimi i mësuesve ka ecur me ritme më të shpejta se sa kishim pritur dhe ndaj morëm vendimin për rikthimin e nxënësve parauniversitar në klasa, por duke respektuar numrin minimal, klasat e ndara në dy grupe. Duke respektuar mbajtjen e maskave, të gjitha rregullat e përcaktuara pra. Më vjen mirë për maturantët, që kanë qenë totalisht online në zonat me rrezik të lartë nga COVID, ndërsa tashmë jemi në kushte ku po punohet për të rikuperuar mangësi që mund të jenë krijuar gjatë kësaj periudhe. Patëm vendim pozitiv për kthimin në auditorë të studentëve për konsultime dhe provime. E gjykuam të nevojshme që studentët të shkojnë në auditorë për konsultime e praktika dhe për të vijuar procesin e provimeve në auditorë”, theksoi Kushi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FITORJA E PS/ Fatos Lubonja "nuk njeh zgjedhjet": Nuk quhet. Unë se besoj këtë rezultat
Previous article DALIN PAMJET/ Tentoi të shmangë përplasjen me një mjet tjetër, makina del nga rruga dhe...

F.autor

Postime të ngjashme

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT