• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLAGOSJA NË MALËSI TË MADHE/ Zbardhet DEBATI: Pse u fute tek pjesa jonë e PESHKIMIT… (DETAJET)
Home
Breaking News

PLAGOSJA NË MALËSI TË MADHE/ Zbardhet DEBATI: Pse u fute tek pjesa jonë e PESHKIMIT… (DETAJET)

6 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 32 vjeçar mbeti i plagosur në Malësi të Madhe një ditë më parë. Ngjarja ndodhi në fshatin Kamicë. I plagosuri është shtetasi Y.B, 32 vjeç. Sipas policisë së Shkodrës 32 vjeçari që nga dita e djeshme ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë e spitalit rajonal të Shkodrës duke bërë të mundur transportimin e të plagosurit. Policia vendore e Shkodrës në njoftimin e saj bëri të ditur se autor të plagosjes janë dy shtetasit L.H 42 vjeç dhe L.H 48 vjeç, vëllezër. Sipas burimeve policore në Malësinë e Madhe konflikti mes këtyre personave ka ardhur për shkak të peshkimit në liqenin e Shkodrës.

Dy vëllezërit kanë debatuar me 32 vjeçarin duke i thënë se përse je futur për të peshkuar me grep tek pjesa jonë. Për këtë çështje ka nisur debati mes tyre duke u kthyer në konflikt që përfundoi me plagosjen e 32 vjeçarit Y.B. I plagosuri por edhe dy vëllezërit të cilët jetojnë në afërsi me njëri-tjetrin prej kohësh peshkojnë me grep në liqenin e Shkodrës. Sipas burimeve edhe më përpara kanë patur debate për këtë problem por kësaj here ka shkuar edhe më tej.

Kamica është një fshat që shtrihet në brigjet e liqenit të Shkodrës dhe pjesa më e madhe e banorëve aty punojnë dhe mbajnë familjet përmes peshkimit. Forcat e policisë janë vënë në kërkim të dy vëllezërve teksa po punohet për gjetjen dhe më pas kapjen e tyre. Shtetasi Y.B vazhdon që të jetë në spitalin rajonal të Shkodrës nën kujdesin e mjekëve edhe pse është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor pas veprimeve në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article La Masia 2002-2003: Momenti kur Pique, Fabregas dhe Messi u bënë telepatik
Previous article SERIE A/ Sarri: De Laurentiis i mërzitur? Më vjen keq, por jo shumë!

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren Aktualitet

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm Breaking News

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT