Një 29-vjeçar mbeti i plagosur nga të shtënat me armë, mesditën e sotme në Mabë të Lezhës.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e përplasjes së dy grupeve me banim në Gjadër.
Sakaq, policia ka arritur të identifikojë edhe autorin e plagosjes. Ai është Daniel Rama, i cili i është afruar 29-vjeçarit Olsi Simoni me makinë dhe ka qëlluar me armë zjarri 4 herë në drejtim të tij.
Vetëm një plumb e ka zënë Simonin në pjesën e dorës, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Simoni ka marrë mjekimin e duhur në spitalin e Lezhës.
Ndërsa policia është vënë në ndjekie të autorit të dyshuar i cili është larguar me makinë drejt Shkodrës, dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


