Mëngjesin në afërsi të Akademisë së Policisë në Sauk, është plagosur me armë ajari i iu ErviS Murati, i cili u qëlluar nga Ndue Ndoji.
Dy personat kanë qenë duke pirtë kafe në lokalin e një hoteli në afërsi të Akademisë, dhe pasi janë ngritur prej andej, kanë pasur një konflikt fizik, ndërsa motivi ende nuk është zbardhur.
Burime nga policia kanë bërë me dije pranë tyre kanë qenë edhe dy miq të të plagosurit të cilët kanë ndërhyrë, ndërsa autori është larguar nga vendngjarja, për t’u vetëdorëzuar reth orës 11:25.
I plagosuri i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ende nuk ka pranuar të japë detaje mbi ngjarjen.


