• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLAGOSJA ME ARMË NË FRESK/ Policia identifikon autorin, arreston një bashkëpunëtor dhe shpall në kërkim dy të tjerë (EMRAT)
Home
Breaking News

PLAGOSJA ME ARMË NË FRESK/ Policia identifikon autorin, arreston një bashkëpunëtor dhe shpall në kërkim dy të tjerë (EMRAT)

3 August, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të një 28-vjeçari, Juglen Abazi  ngjarje e ndodhur mbrëmjen e kaluar (2 gusht) në rrugën “Thoma Filipeu”, në zonën e Freskut.

Policia thotë se ka shpallur në kërkim  Klejvis Caka (Lusha) 26 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar si autor i plagosjes.  Ai akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ndërkohë është arrestuar në flagrancë Xhonatan Qerimi, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”. Në kërkim është shpallur në kërkim edhe Andi Gurra 26 vjeç, banues në Tiranë, gjithashtu për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit Xhonatan Qerimi dhe Andi Gurra kanë ndihmuar autorin e dyshuar të largohet nga vendngjarja”, thote policia.

Njoftimi:

Veprime të thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Identifkohet dhe shpallet në kërkim autori i plagosjes me armë zjarri të 28-vjeçarit, ndodhur dje në mbrëmje në zonën e Freskut.

Arrestohet njëri prej bashkëpunëtorëve të tij, shpallet në kërkim tjetri.

Në vijim të veprimeve intensive hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Thoma Filipeu”, në Fresk, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 28-vjeçari J. A., specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Jetës dhe Pronës kanë identifikuar autorin e dyshuar dhe dy bashkëpunëtorët e tij.

Në vijim të veprimeve proceduriale:

-U shpall në kërkim autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi K. C. (L.), 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-U arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Q., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”;

-U shpall në kërkim shtetasi A. G., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit Xh. Q. dhe A. G. kanë ndihmuar autorin e dyshuar të largohet nga vendngjarja.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ECIM"/ Rama ndan pamje nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike
Previous article I MARTUAR DHE ME FËMIJË? Deklarata e PAPRITUR e Laert Vasilit: Vjen e më thotë që është i yti, perlë…

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E 14-VJEÇARIT MARTIN CANI/ Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për autorin e mitur Aktualitet

VRASJA E 14-VJEÇARIT MARTIN CANI/ Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për autorin e mitur

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ The Guardian: Dua Lipa i quan “frymëzuese” protestat kundër resortit në Zvërnec Aktualitet

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ The Guardian: Dua Lipa i quan “frymëzuese” protestat kundër resortit në Zvërnec

E DËNUAR PËR TRAFIK DROGE/ Erisa Fero përfiton nga amnistia penale Aktualitet

E DËNUAR PËR TRAFIK DROGE/ Erisa Fero përfiton nga amnistia penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT