Arrestohet autori i plagosjes së administratorit të Kallmetit, Besnik Simonit. Bëhet fjalë për shtetasin Altin Marku. Mësohet se ky i fundit u prangos në banesën e tij në Kallmet të Lezhës.
Simoni ka qenë duke lëvizur me makinën e tij bashkë me një person tjetër, kur i është zënë pritë dhe është qëlluar disa herë me armë. Personi që ishte me të fatmirësisht nuk ka marrë lëndime.