Gazetari Alfred Peza tha në emisionin “Java” se atentati ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndojit, vërtetoi akuzat e kryeministrit Rama për grupin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të quajtur ‘KÇK’, (Kap ça të kapësh).
Peza theksoi se tashmë që ka ardhur kulmi i procesit të Vettingut ku edhe raporti i DASH në raportin për terrorizmin ka treguar që BKH-ja do të funksionojë në Shqipëri, prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar do të dalin shumë shpejt nga sistemi drejtësisë.
‘Tani që jemi në kulmin e procesit të Vettingut, ku sot edhe Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) në raportin për terrorizmin ku BKH-ja (Byroja Kombëtare e Hetimit) do të funksionojë në Shqipëri’, u shpreh Peza.


