• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PLAGOSJA E NXËNËSIT/ Manastirliu shkon në Fier: Pezullohen nga detyra drejtuesit e shkollës dhe oficeri i sigurisë
Home
Politikë

PLAGOSJA E NXËNËSIT/ Manastirliu shkon në Fier: Pezullohen nga detyra drejtuesit e shkollës dhe oficeri i sigurisë

13 December, 2024 s.autor Politikë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi sot një takim me drejtuesit e shkollave në Fier për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë të mesme në Cakran në Fier ku një nxënës ka goditur me mjet të mprehtë një nxënës tjetër.

Mësohet se, Manastirliu i ka kërkuar Drejtorisë Rajonale të Fierit pezullimin e drejtuesve të shkollës dhe oficerit të sigurisë, deri në përfundim të verifikimit për zbatimin e protokolleve të sigurisë të ndjekura dhe në përfundimin e hetimeve mbi këtë ngjarje.

Në takim është diskutuar edhe marrja e masave shtesë për kontrollet fizike në çdo shkollë, dhe angazhimin e plotë të komisioneve të sigurisë në institucionet arsimore për zbatimin efektiv të protokolleve të sigurisë.

Incidenti midis adoleshentëve, sipas burimeve nga Policia e Fierit, ka nisur pas një debati të krijuar në rrjetin social Snapchat ndërsa më pas plagosja e17-vjeçarit nga bashkëmoshatari ka ndodhur në korridorin e shkollës, ku situata ka agravuar deri në përdorimin e një mjeti prerës nga njëri prej tyre.

Autori i dyshuar është identifikuar dhe shoqëruar nga policia për marrjen e dëshmisë dhe procedurat e mëtejshme ligjore. Ndërkohë, policia vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LUFTA" TREGTARE/ Kina përgatitet për negociata me SHBA
Previous article INTEGRIMI NË BE/ Shqipëria hap kapitullin e ‘Marrëdhënieve me jashtë’, më 17 dhjetor konferenca e tretë ndërqeveritare në Bruksel

s.autor

Postime të ngjashme

"FLE PESË ORË NË DITË..."/ Rama intervistohet nga Tik-Toker i njohur: Marrëdhëniet më të mira me Melonin, ndërsa me… Politikë

"FLE PESË ORË NË DITË..."/ Rama intervistohet nga Tik-Toker i njohur: Marrëdhëniet më të mira me Melonin, ndërsa me…

U MIRATUA MES POLEMIKAVE/ Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen për huanë 302 mln $ me SHBA-në Breaking News

U MIRATUA MES POLEMIKAVE/ Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen për huanë 302 mln $ me SHBA-në

“DETIT NUK I DIHET”/ Rama ndan historinë e peshkatarit nga Vlora: Një jetë mes dallgëve… Politikë

“DETIT NUK I DIHET”/ Rama ndan historinë e peshkatarit nga Vlora: Një jetë mes dallgëve…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT