• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLAGOSJA E KUSHËRIRIT TË KRYEBASHKIAKUT NË KUKËS/ Arrestohen 3 persona, si u kapën duke i çuar ushqim Muçmatës
Home
Breaking News

PLAGOSJA E KUSHËRIRIT TË KRYEBASHKIAKUT NË KUKËS/ Arrestohen 3 persona, si u kapën duke i çuar ushqim Muçmatës

24 February, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tre persona janë arrestuar, për plagosjen e Elvis Halilajt, kushëririt të kryebashkiakut të Kukësit Albert Halilaj.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në bashkëpunim me forcat operacionale të Drejtorisë së Pergjithshme të Policisë së Shtetit arrestuan shtetasin Zenel Muçmata, i cili mban postin e Drejtorit të Drejtorisë së Shërbimit Publik në Bashkinë Kukës. Po ashtu janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, të cilët e kanë ndihmuar atë që të fshihet, Genci Pinguli dhe Enes Asllanaj.

Ata janë arrestuar në Tiranë, bën me dije gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, teksa Zenel Muçmata ishte strehuar në një banesë pranë ‘9-katsheve’ dhe njëri prej tyre, do t’i çonte ushqim dhe tjetri do ta largonte.

Muçmata akuzohet për “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe “Armembajtje pa leje”. Ndaj Muçmatës shte caktuar masa e arrestit në burg në mungesë.

Njoftimi i prokurorisë:

Tre persona arrestohen me kërkesë të Prokurorisë Kukës për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’, ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Përkrahje të autorit’

Tre persona u arrestuan me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës, nën akuzë për veprat penale ‘Vrasje me paramendim’ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Përkrahje e autorit të dyshuar për një krim’.

“Vëllai i tij i drejtoi armën babait tim”/ Plagosi me armë kushëririn e kryebashkiakut të Kukësit, mbetet në burg Sebastian Muçmata
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr. 72 të vitit 2025, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në bashkëpunim me forcat operacionale të Drejtorisë së Pergjithshme të Policisë së Shtetit arrestuan shtetasit;

Z. M., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe “Armembajtje pa leje” parashikuar nga nenet 78,25,22, 278 te Kodit Penal;

G.P., i dyshuar për veprën penale “Përkrahje e autorit të dyshuar për një krim” parashikuar nga neni 302 te Kodit Penal; dhe E. A., i dyshuar për veprën penale të “Përkrahje e autorit të dyshuar për një krim” parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal.

Të shtëna me armë në Kukës! Dyshohet se një person…
Ky operacion ishte në vijim të hetimeve të plagosjes së ndodhur më 19.02.2025 në qytetin e Kukësit, ku shtetasi E.H. mbeti i plagosur me armë zjarri pas një konflikti. Pas kësaj ngjarjeje ndaj shtetasit Z.M. ishte caktuar masa e arrestit në burg në mungesë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DY PLUMBA NË GJOKS DHE NJË NË KOKË/ DETAJE nga ekzekutimi i Dod Mamlit në Laç, u gjet i pajetë nga një banor i zonës
Previous article POZAT "E NXEHTA" ME BIKINI/ Kur vajzat e showbizzit zgjedhin si destinacion plazhin në këto ditë të ftohta

s.autor

Postime të ngjashme

NDËRTOI KOMPLEKS LUKSOZ NË KEPIN E RODONIT/ Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës Aktualitet

NDËRTOI KOMPLEKS LUKSOZ NË KEPIN E RODONIT/ Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës

DIGJEN DY BANESA NË BERAT/ Flakët përfshijnë edhe një shtëpi monument kulture. Zjarri dyshohet i qëllimshëm Aktualitet

DIGJEN DY BANESA NË BERAT/ Flakët përfshijnë edhe një shtëpi monument kulture. Zjarri dyshohet i qëllimshëm

MBI 2 MILIONË EURO LLOGARI, BLEU.../ Zbardhet pasuria e Ermal Beqirit në Francë. SPAK: Do sekuestrohen Aktualitet

MBI 2 MILIONË EURO LLOGARI, BLEU.../ Zbardhet pasuria e Ermal Beqirit në Francë. SPAK: Do sekuestrohen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT