• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLAGOSJA E EFEKTIVES INA NUKA/ Policia merr masa për sekuestrimin e kapsollave (VIDEO)
Home
Breaking News

PLAGOSJA E EFEKTIVES INA NUKA/ Policia merr masa për sekuestrimin e kapsollave (VIDEO)

2 December, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Nisur nga ngjarja e fundit ku gjatë një proteste para Parlamentit, mbeti e plagosur nga një kapsollë një punonjëse policie, nga shqetësimet e shumta të qytetarëve që kanë denoncuar në numrin 112 dhe në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, si dhe duke parë rrezikshmërinë e lartë për jetën që kanë këto mjete shpërthyese, Policia e Shtetit prej disa ditësh vijon zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për kontrollin e tregjeve dhe bizneseve që kryejnë aktivitet në tregtimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarreve.

Në këtë kuadër, bazuar dhe në Ligjin Nr.9126, datë 29.07.2003 “Për përdorimin civil të lëndëve plasëse, lëndëve piroteknike e fishekzjarreve në Republikën e Shqipërisë” si dhe Urdhërit të MB nr. 229, datë 08.05.2015 “Për miratimin e rregullores për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarreve”, gjatë ditëve të fundit në të gjithë vendin nga strukturat e policisë është ushtruar kontroll në subjekte (dyqane dhe tregje), “Për mënyrën kushtet dhe kriteret e magazinimit e përdorimit të lëndëve pritoteknike e fishekzjarreve”.

Janë kontrolluar 1136 subjekte (dyqane të ndryshme, markete apo supermarkete) si dhe tregje të shumicës.

Si rezultat i kontrolleve janë sekuestruar 643 kapsolla, si dhe 487 fishekzjarre që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për jetën.

Janë dërguar materialet për vlerësim në Prokurori për 3 subjekte ku janë gjetur dhe sekuestruar kapsolla.

Kontrollet janë përqëndruar edhe në verifikimin e plotësimit të masave shtesë të sigurisë, si kamera dhe fikse zjarri.

Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjitha bizneseve që të mos tregëtojnë kapsolla apo lëndë piroteknike si dhe të plotësojnë kushtet dhe kriteret për magazinimin dhe tregtimin e lëndëvë piroteknike dhe fishekzjarreve, konform ligjit.

Policia e Shtetit iu bën thirrje prindërve që mos të lejojnë fëmijët të përdorin të tilla mjete shpërthyese pasi janë rrezik potencial për jetën e tyre dhe të të tjerëve, si dhe fton qytetarët për të denoncuar çdo rast të tregëtimit të lëndëvë të mësipërme në numrin pa pagesë 112 apo në aplikacionin “Komisariati Dixhital”.

 

 

{“videoid”:”1543745476601″,”type”:1,”ratio”:0.75}

Policia aksione për kapsollat, kontrolle në 1136 subjekte, sekuestron 487 fishekzjarre që dyshohet… on Vidnews.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO SHOKUESE/ Këngëtari i njohur qëllohet me 30 plumba, po shkonte drejt...
Previous article "DIGJET STAMBOLI"/ Stërvitja e FUNDIT para ndeshjes me BESIKTAS, tifozët i vënë FLAKËN stadiumit (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos... Aktualitet

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos...

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin Aktualitet

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit Aktualitet

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT