• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLAGOSJA E DYFISHTË NË TIRANË/ Shpallen në kërkim edhe dy të rinj, dyshohen si bashkëpunëtorë të Aldo Gjinit
Home
Breaking News

PLAGOSJA E DYFISHTË NË TIRANË/ Shpallen në kërkim edhe dy të rinj, dyshohen si bashkëpunëtorë të Aldo Gjinit

25 July, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga Policia, në lidhje me plagosjen e dyfishtë që u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Bëhet me dije se janë shpallur në kërkim Njazi Kulla, 25 vjeç dhe Besart Pashkaj, 22 vjeç, të dyshuar si bashkëpunëtorë të Aldo Gjinit,  autori kryesor i ngjarjes, i cili la të plagosur Altin Gjokën, 32 vjeç dhe Jetmir Marashin, 28 vjeç.

Kulla dhe Pashkaj kanë qenë bashkë me autorin e ngjarjes në lokalin ku ndodhi sherri, dhe pas ngjarjes u larguan. Bëhet me dije se janë ushtruar kontrolle në disa zona të Tiranës dhe jo vetëm, por deri tani nuk ka pasur rezultat për kapjen e tyre.

Në cilësinë e provës materiale Policia ka sekuestruar 3 mjete, njëri prej të cilëve ishte mjeti tip “Audi” në përdorim të Aldo Gjinit.

Ngjarja u regjistrua në rrugën “Todi Shkurti” në kryeqytet, ku dy të plagosurit, Aldo Gjini dhe dy shokët e tij, u konfliktuan pasi ‘fërkuan’ makinat në lëvizje.

Për të parë se kush e kishte fajin në përplasjen e automjeteve, ata tentuan të shohin kamerat e sigurisë së lokalit, por kjo shkaktoi një sherr verbal mes tyre dhe Aldo Gjinit.

Ky i fundit nxori pistoletën dhe qëlloi në drejtim të Gjokës dhe Marashit për tu larguar më pas me shpejtësi me makinë. Pas ngjarjes, Gjini është larguar me një makinë me targa AA001RN.

Aldo Gjini rezulton emër i njohur për policinë, ndërsa është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga EUROPOL për akuzat tentativë vrasje, trafikim armësh dhe municionesh luftarake. Ai dyshohet autor i një plagosje të ndodhur më 24 nëntor të viti 2020 në Luksemburg. Po ashtu, në vitin 2016 ai është arrestuar në Itali, për shpërndarje droge. Në pranga, asokohe ranë edhe vëllai tij, Andis Gjini.

Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBI 500 MIJË VIKTIMA NGA COVID-19/ Qytetarët brazilianë kërkojnë largimin e presidentit të vendit
Previous article ARRESTOHET 21-VJEÇARI/ Aksidentoi për vdekje 34-vjeçaren dje në Durrës

Delo.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT