Avokatja e Albert Allmuçajt, Arjola Sheri, ka zbuluar për emisionin “Shqipëria Live” se klienti i saj nuk është i shpallur në kërkim.
Sipas Sherit, Allmuça ka shkuar vetë në polici dhe ka dhënë dëshmi për ngjarjen e regjistruar ditën e sotme në zonën e ish-parkut të autobusëve, ku ka mbetur i plagosur biznesmeni Sino Llanaj, 42 vjeç.
“Allmuça ndodhet pranë ambienteve të komisariatit nr 2. Nuk ka lidhje me këtë ngjarje, ai nuk ka qenë aspak prezent kur ka ndodhur ngjarja. Kjo është një histori e nisur më herët. Ka qenë në ambientet e banesës së vet kur ka ndodhur ngjarja dhe sapo është informuar nga punëtorët e tij, është paraqitur në komisariat”, tha avokatja.