• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLAGOSJA E 60 VJEÇARES/ Policia: Identifikuam autorin. Ai e mohon, dërgon video nga Greqia
Home
Breaking News

PLAGOSJA E 60 VJEÇARES/ Policia: Identifikuam autorin. Ai e mohon, dërgon video nga Greqia

31 March, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 60-vjeçare është plagosur me armë zjarri në këmbë pasditen e së enjtes në fshatin Garunjas të Lushnjes. Bajame Senej po kthehej në banesë me makinë bashkë me djalin e saj, por një breshëri automatiku u ndërpreu rrugën.

Motivet e ngjarjes, sipas familjarëve të gruas së plagosur janë konfliktet e vazhdueshme për një sipërfaqe toke. Menjëherë pas ngjarjes vëllai i saj akuzoi kushërinj të tyre si autorë të ngjarjes.

“Para dy vjetëve kanë qëlluar me armë, sot prapë qëllojnë me armë, kanë plagosur motrën”, tha Afrim Hasalla

Policia tha në një njoftim zyrtar se ka identifikuar si autor të ngjarjes shtetasin Armand Hasalla. Por ky i fundit kontaktoi Tv Klan duke hedhur poshtë akuzat dhe duke pretenduar se ndodhet në Greqi.

Më mori policia në telefon, je i dyshuar tha se kështu, kështu. Unë nuk e di fare, unë jam në Greqi. Nuk di fare se çfarë bëhet andej”, tha ai.

Ai ka dërguar edhe një video nga vendi ku thotë se ndodhet.

“Mirëmbrëma. Ndodhem në fshatin Orku të Greqisë. Kjo është platia që rrinë të gjithë njerëzit, kalamajtë”, tha ai.

Edhe vëllai i tij Laert Hasalla thotë se ndodhet në Itali dhe se familja e tij nuk ka lidhje me ngjarjen.

Historia e ka pikënisjen nga një konflikt i korrikut të vitit 2021, kur Kastriot Hasalla, vëllai i 60-vjeçares së plagosur këtë të enjte vrau kushëririn e tij Romeo Hasallën dhe plagosi 3 të tjerë pas përplasjes për pronën. Pikërisht sot ishte edhe vendimi i gjykatës për këtë çështje.

“35 vite burg ka dhënë gjykata e Lushnjes për Kastriot Hasallën për ngjarjen e dy viteve më parë. Pas kësaj seance gjyqësore, familja Hasalla është nisur në shtëpinë e tyre, por në rrugë e sipër është hasur në breshërinë e automatikut”, raportoi gazetarja Anila Sefa.

Në atë kohë Kastriot Hasalla u vetëdorëzua në polici duke pranuar akuzat. Hetuesit kanë marrë dëshmi të të dyja palëve me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave.

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DJE ISHTE VATËR NDOTJE, SOT ËSHTË SËRISH LUMË"/ Rama publikon pamje nga transformimi i Gjanicës
Previous article DOSSIER/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik: Pas shumë lutjesh ai i tregoi se kryetari i Degës i kishte kërkuar...

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO) Aktualitet

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO)

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por… Aktualitet

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por…

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj Aktualitet

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT