Zbardhen detaje të reja nga sherri i ndodhur në mesnatë te ish-fabrika e letrës në Kavajë ku është plagosur me armë zjarri në këmbë 29-vjeçari Marjus Xhafa, i cili më pas ka përfunduar në spital.
Bëhet me dije se sherri mes dy të rinjve ka filluar për një femër. Kujtojmë se ka qenë Viskont Hysi ai që ka plagosur me plumb në këmbë të riun tjetër pasi sherri mes tyre ka degraduar.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, bëhet me dije autori është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas një ore e gjysem ndjekje dhe kerkimesh është bërë shoqërimi i tij për në Komisariat.


