Policia e Tiranës dhe Krujës në bashkëpunim me FNSH kanë arrestuar në Fushë Krujë një nga dy personat që ishin shpallur në kërkim për plagosjen dje në kryeqytet në zonën e Selitës. Personi i arrestuar, sipas të dhënave të para nga policia dyshohet se është vrasës me pagesë. Ndërkohë që vijon operacioni për arrestimin e personit të dytë, i cili dyshohet se është i fshehur në të njëjtën zonë.
Për plagosjen e dyfishtë dje në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë, Policia ka arrestuar Florjan Musajn dhe Gjon Pelivanin. Shkak i plagosjes mendohet se ka qenë një konflikt mes Florjan Musajt dhe dy personave të tjerë. Pas debatit, Gjon Pelivani që njihet edhe emrin Valmend Pelivani ka shkuar pranë lokalit për t’u sqaruar me Florjan Musajn.
Sherri perceptoi në grushte dhe ofendime, çka bëri që Florjan Musaj të nxjerrë pistoletën dhe të qëlloj në drejtim të Valmend Pelivanit. Nga të shtënat është plagosur Valemend Pelivani dhe Renato Hoxha. Policia shpalli në kërkim edhe dy persona të tjerë, 24-vjeçarin me inicialet F.P dhe 22-vjeçarin R.P. njëri nga të cilët u arrestua sot.