Një shtetas i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia në Fier.
Fabio Myrtaj është arrestuar nën akuzën për “Plagosje të rëndë me dashje”.
Myrtaj, 37 vjeç, banues në Patos me vendimin e datës 30.03.2018, është dënuar me masën “Arrest ne burg” për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga Neni 88/1 i Kodit Penal.
Në datën 17.02.2018, në lagjen “8 Shkurti” Fier, Fabio Myrtaj për motive të dobëta ka plagosur me thikë, shtetasin P.Xh, banues në Mallakastër.