• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLAGOSI ME THIKË 64-VJEÇARIN PAS SHERRIT/ Arrestohet autori në Divjakë
Home
Aktualitet
Kronikë

PLAGOSI ME THIKË 64-VJEÇARIN PAS SHERRIT/ Arrestohet autori në Divjakë

9 June, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një 64-vjeçar gjatë një konflikti që patën mëngjesin e sotëm në fshatin Çermë Sektor në Divjakë.

Burime bëjnë me dije se Ferit Balliu rreth 65 vjeç banues i Çermë Sektorit në njësinë administrative Tërbuf bashkia Divjakë u plagos këtë të hënë me thikë.

Agresori banues në Çermë të sipërme u largua pas ngjarjes por është identifikuar dhe kapur nga policia.

Bëhet fjalë për shtetasin Lulzim Muça 44 vjeç.

Viktima i plagosur ndodhet në reanimacionin e spitalit të Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihen ende shkaqet e konfliktit dhe përplasjes midis autorit dhe viktimës.

Njoftimi i policisë

Divjakë/Informacion paraprak

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, kapet dhe shoqërohet 44-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, për një konflikt ndërmjet dy shtetasve, në fshatin Çermë-Sektor, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar, shtetasit L. M., 44 vjeç, banues në Çermë-Proshkë.

Nga veprimet hetimore të deritanishme, dyshohet se rreth orës 14:00, 44-vjeçari, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin F. B., 64 vjeç, banues në Çermë-Sektor, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

U sekuestrua mjeti prerës me të cilin autori plagosi 64-vjeçarin.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MANAJ ME PERSONALITET..."/ Sylvinho në prag të Letonisë: Të bëjmë kujdes, kanë ekip të organizuar
Previous article BISEDIMET TREGTARE/ Nis raundi i ri i negociatave SHBA-Kinë në Londër

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT