• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLAGOSI ME ARMË EMILJANO PALOKËN/ Kapet në Itali 26-vjeçari i kërkuar! Policia: Do ekstradohet, akuzohet për dy vepra (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

PLAGOSI ME ARMË EMILJANO PALOKËN/ Kapet në Itali 26-vjeçari i kërkuar! Policia: Do ekstradohet, akuzohet për dy vepra (EMRI)

14 April, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Plagosi me armë zjarri një person në Velipojë vitin e shkuar pas sherrit, arrestohet në Itali me qëllime ekstradimi i shumëkërkuari Kristjan Lulaj.

Policia e Shtetit konfirmoi sot aksionin në bashkëpunim me partnerët e vendit fqinj dhe nisjen e procedurave për ekstradimin e 26-vjeçarit.

Ndaj tij rëndojnë akuzat e tentativës së vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Lulaj akuzohet se plagosi me armë Emiljano Palokën, 27 vjeç, në fshatin Malikolaj në Shkodër.

“Shkëmbimi i informacioneve me homologët italianë, lokalizon dhe çon në pranga një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kapet në Itali dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një 26-vjeçar, i cili 1 vit më parë, tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, në Velipojë. Në vijim të bashkëpunimit me homologët italianë, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e shkëmbyera ndërmjet palëve, u lokalizua në Itali, u kap dhe u arrestua, shtetasi: K. L., 26 vjeç”, njoftoi policia për operacionin.

Lulaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, i kishte caktuar edhe masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

I riu akuzohet se në fshatin Malikolaj, Velipojë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri 27-vjeçarin për motive të dobëta.

“Interpol Tirana dhe Interpol Roma do kryejnë procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri”, sqaroi policia.

Ngjarja ndodhi më 2 prill të vitit 2024. paloka mbeti i plagosur, por fal ndërhyrjes së mjekëve arriti t’i mbijetonte plagëve, kurse autori i dyshuar u shpall në kërkim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MBËSHTESIM SUNDIMIN E LIGJIT"/ Ambasada Britanike zbulon bashkëpunimin me SPAK: Suport në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit
Previous article "JU JENI FORCA..."/ Nuk preku dot finalen e madhe, vjen reagimi i parë i Gerta Gixharit

s.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E BRAZILIT LË NË FUQI ARRESTIMIN E ERVIN MATËS/ Vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë Aktualitet

GJYKATA E BRAZILIT LË NË FUQI ARRESTIMIN E ERVIN MATËS/ Vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë

SHOKUESE/ Tepelenasi tenton të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet në Sarandë Aktualitet

SHOKUESE/ Tepelenasi tenton të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet në Sarandë

"RAMA, JEPE DORËHEQJEN"/ Sot dita e 58 e revoltës popullore, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Revolucion Aktualitet

"RAMA, JEPE DORËHEQJEN"/ Sot dita e 58 e revoltës popullore, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Revolucion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT