Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim autorin e plagosjes së dy të rinjve në Shkodër, Erison Gjeka dhe Ndre Pali, mbrëmjen e djeshme, pas një sherri mes tyre.
Në kërkim është shpallur Enton Dushaj 35-vjeç.
“Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i kësaj ngjarje. Nga strukturat e DVP Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit të shpejtë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 25.08.2020, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit E. D., 35 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër”, thotë policia.


