Aldo Gjini, personi që shihni në foton më lart, autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë mbrëmjen e sotme në Tiranë, rezulton person me precedent të mëparshëm.
Mësohet se ai është në kërkim nga Luksemburgu, pasi dyshohet për vrasje të mbetur në tentativë, në një ngjarje të ndodhur më 24 nëntor të viti 2020. Po ashtu, në vitin 2016 ai është arrestuar në Itali, për shpërndarje droge. Në pranga, asokohe ranë edhe vëllai tij, Andis Gjini.