• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLAGOSI 3 PERSONA NË LOKALIN E VIP-AVE/ Ishte fshehur në një hotel në Kukës, moment i arrestimit të Edison Elezaj (PAMJET)
Home
Breaking News

PLAGOSI 3 PERSONA NË LOKALIN E VIP-AVE/ Ishte fshehur në një hotel në Kukës, moment i arrestimit të Edison Elezaj (PAMJET)

26 September, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas rreth 2 muajsh në arrati, Edison Elezaj, djali i pronarit të ujit ‘Lajthiza’, është arrestuar nga forcat Operacionale. 32-vjeçari u arrestua në një hotel në Kukës, ku qëndronte i fshehur, pasi ishte shpallur në kërkim pasi la të plagosur tre persona në një festë më 28 korrik.

‘Si rezultat i operacionit ‘Oda’, në një hotel në Kukës, është lokalizuar dhe arrestuar shtetasi E. E., 32 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr.1897 datë 26.07.2024, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal. Më datë 23.07.2024, në Rrugën e Kavajës, 32-vjeçari dyshohet se aksidentalisht ka bërë shkrepje të pavullnetshme me një armë zjarri, dhe si pasojë janë plagosur 3 shtetas.’- njofton policia.
Djali i biznesmenit Hajri Elezaj ishte në një festë të një prej restoranteve më luksoze “Savoy Garden” në rrugën e Kavajës, brenda kompleksit të banimit “Deligjorgji” në Tiranë. Gjatë festës, Edison Elezaj ka plagosur me armë 3 familjarët, një vajzë 36 vjeç binjake me vëllanë e saj, si edhe vëllanë e tyre të vogël.
Pas plagosjes, i riu u largua nga vendi i ngjarjes dhe u arrestuar pasditen e 25 shtatorit 2024.
Ndërkohë, për këtë ngjarje policia ka arrestuar më herët dy persona të tjerë, pasi i morën armën djalit të biznesmenit dhe e fshehën për të penguar zbulimin e së vërtetës. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në restorant, policia arriti të gjejë armën dhe të identifikojë personat që e morën atë pas të shtënave, Arjan Dushaj, 38 vjeç, dhe Dardan Zalli, 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Festa zhvillohej në “Savoy Garden” një nga restorantet me luks në Tiranë, i cili frekuentohet nga shumë personazhe VIP. Ai është hapur në vitin 2022, dhe sipas regjistrit tregtar është në bashkëpronësi nga Elira Ndreaj me 51% të aksioneve dhe nga Ermir Ndreaj me 41% të aksioneve.

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E PARA/ Merr flakë në lëvizje, digjet makina te mbikalimi i Rinasit
Previous article E PËSON KEQ 38-VJEÇARI/ Tenton të fusë në Shqipëri 30 mijë euro të pa deklaruara. I kishte fshehur në…

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT