Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet.
Duke iu referuar burimeve nga policia se në Rrugën “Pjetër Budi”, te Shkolla “Osman Myderizi”, ka rënë suvaja e tavanit të një klase.
Nga rënia e materialeve, është dëmtuar mësuesja me iniciale E. P., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve por pa probleme për jetën.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se nuk ka nxënës të dëmtuar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Nuk eshte hera e pare qe incidente te tilla ndodhin ne ambjentet e objekteve shkollore ne Tirane.
Nuk dihet nese incidenti ka ndodhur per shkak te amortizimit, apo punimeve te dobeta.
Alpenews.al


