• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PLAGOSEN TRE USHTARË/ Incident i rëndë në Qipro, paqeruajtësit e OKB dhunohen nga forcat turke të Erdogan
Home
Botë

PLAGOSEN TRE USHTARË/ Incident i rëndë në Qipro, paqeruajtësit e OKB dhunohen nga forcat turke të Erdogan

18 August, 2023 s.autor Botë

Një incident i rëndë është regjistruar këtë të premte në Qipro, ku paqeruajtësi e Kombeve të Bashkuara u përplasën me forcat turke të sigurisë në lidhje me punimet për ndërtimin e një objekti të paautorizuar në një zonë të kontrolluar nga OKB.

Sipas dëshmive nga vendngjarja, paqeruajtësit e OKB u shtynë me dhunë nga policia dhe ushtria e Qipros turke, ndërkohë që buldozerët që ndodheshin aty për ndërtimin u përdorën për të larguar makinat që kishin bllokuar rrugën, si dhe telin me gjemba.

Incidenti ndodhi në një zonë të njohur si sektori 4, që është nën monitorimin e kontingjentit sllovak të paqeruajtësve.

Një zëdhënës i misionit bëri me dije se 3 ushtarë morën plagë të rënda, ndërkohë që disa të tjerë u lënduan lehtë.

Ngjarja solli menjëherë reagimin e SHBA, Britanisë dhe Francës të cilët e dënuan atë dhe kërkuan një hetim më të thellë.

Autoritetet turke po planifikojnë të ndërtojnë një rrugë 11.5 km që lidh Pile me një komunitet fqinj që shtrihet në Qipron veriore të shkëputur.

Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin për vendimin që acaron status quo-në e zonës. OKB zhvilloi madje bisedime me autoritetet turke qipriote mbi planet e tyre, por puna kishte nisur pa marrëveshjen e nevojshme

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRBALLIMI I EMIGRANTËVE/ Scholz: Kontrollet kufitare me Austrinë, të domosdoshme
Previous article KONCESIONI I STERILIZIMIT/ Oficerët e policisë gjyqësore s’gjetën kontratën origjinale në Ministrinë e Shëndetësisë, sekuestruan kopjen e saj

s.autor

Postime të ngjashme

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar Botë

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT