• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLAGOSËN RËNDË NJË 44-VJEÇAR DHE I DËMTUAN…/ Arrestohet babai me dy djemtë në Tropojë
Home
Aktualitet
Kronikë

PLAGOSËN RËNDË NJË 44-VJEÇAR DHE I DËMTUAN…/ Arrestohet babai me dy djemtë në Tropojë

13 September, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Nikë Markaj, 45 vjeç dhe dy djemtë e tij, Gjon Markaj, 23 vjeç dhe Aleks Markaj 22 vjeç, banues në fshatin Tetaj, Tropojë janë arrestuar pasi kanë plagosur rëndë me dashje një 44-vjeçar.

‘Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Raja”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas (babai dhe dy djemtë), të shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”,kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, pas lokalizimit të vendndodhjes, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacion policor të koduar “Raja”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

-Nikë Markaj, 45 vjeç dhe dy djemtë e tij, Gjon Markaj, 23 vjeç dhe Aleks Markaj 22 vjeç, banues në fshatin Tetaj, Tropojë.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tropojë ka dërguar urdhër për ekzekutimin e vendimit penal të datës 04.08.2021, të Gjykatës së Rrethit Tropojë, e cila ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje“, kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Rrjedhja e ngjarjes:

Më datë 30.07.2021, në aksin rrugor Lekbibaj-Fierzë, në afërsi të vendit të quajtur “Shkëmbi i Rajës”, këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me thikë shtetasin P. Gj., 44 vjeç, banues në Fierzë. Gjithashtu, në bashkëpunim më njëri-tjetrin i kanë dëmtuar automjetin këtij shtetasi.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.’- njofton

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANGELA MERKEL NË BALLKANIN PERËNDIMOR/ Pse përzgjodhi Beogradin dhe Tiranën për vizitë lamtumire?
Previous article "JAM I NDERUAR..."/ Rama publikon mesazhin e Placido Domingos dhe Ermonela Jahos: Ju presim më 15 shtator në TKOB

s.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË NË NDROQ/ Shoqërohen në polici 4 persona Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË NDROQ/ Shoqërohen në polici 4 persona

E PËSON KEQ/ Kërcënoi babain e gazetares për shkak të detyrës së saj, procedohet 30-vjeçari në Maliq Aktualitet

E PËSON KEQ/ Kërcënoi babain e gazetares për shkak të detyrës së saj, procedohet 30-vjeçari në Maliq

PËSOI GODITJE NË TRU NË MES TË DETIT/ 49-vjeçarja shqiptare evakuohet me helikopter nga trageti Greqi-Itali Aktualitet

PËSOI GODITJE NË TRU NË MES TË DETIT/ 49-vjeçarja shqiptare evakuohet me helikopter nga trageti Greqi-Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT