Arrestohen tre autoret qe pas nje sherri, plagosen ciftin e te fejuareve ne Tirane. Ne pranga jane vene Halit Ndreu, Ndricim Shima dhe Fati Plangaj.
Ne deshmine qe dha ne polici, Halit Ndreu, sipas “News 24”, ka thene se ai ishte i fikusra pas 23 vjecares.
Autoret qelluan me thike e shkop shtetasin Altin M. dhe Klaudia K., të dy me orgjinë nga Kukësi.
Po ashtu është mësuar dhe dinamika e ngjarjes, ku sipas informacioenve i arrestuari Halit Ndreu ka pasur rolin kryesor në këtë plagosje.
Burime nga policia bëjnë me dije se ai ka qenë personi që ka përdorur thikën dhe ka qëlluar në drejtim të çiftit. Ndërsa dy të tjerët kanë qenë prezent dhe janë përfshirë në këtë zënkë por nuk kanë përdorur thikën.


Njoftimi i policisë
Informacion paraprak
Më datë 06.05.2018, rreth orës 15:00, në zonën e Unazës së Re, si pasojë e një konflikti të ndodhur jashtë një lokali, kanë mbetur të plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi A. M., rreth 27 vjeç dhe e fejuara e tij, shtetasia K. K., rreth 23 vjeçe.
Shtetasit e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij.



