• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLAGOS 53-VJEÇARIN/ Dy qytetarët e guximshëm “arrestojnë” autorin me kallashnikov në dorë (FOTO)
Home
Aktualitet
Kronikë

PLAGOS 53-VJEÇARIN/ Dy qytetarët e guximshëm “arrestojnë” autorin me kallashnikov në dorë (FOTO)

24 September, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në qytetin e Kavajës, pranë bashkisë së vjetër, ku një 31-vjeçar i armatosur me kallashnikov qëlloi me breshëri duke lënë të plagosur një 53-vjeçar, i cili ndodhej në dyqanin e tij. Një plumb kapi në trup 53-vjeçarin Rexhep Tare, ndërkohë që ajo çka e bën të kthesh më shumë sytë nga kjo histori, është veprimi i guximshëm i qytetarëve të Kavajës. Kanë qenë pikërisht ata, që pas breshërisë së kallashnikovit lëshuar nga Fitim Baboçi, kanë ndërhyrë menjëherë duke neutralizuar autorin. Janë dy zotërinj, njëri që e kap autorin nga pas, duke e shtrënguar në pjesën e barkut, dhe një zotëri tjetër, që i kap armën. Një gjest heronjsh që mund t’i kishte rrezikuar jetën. Por fatmirësisht, më pas mbërriti policia që bëri të mundur arrestimin e autorit, me ndihmën e pamasë të dy qytetarëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:10, pranë bashkisë së vjetër, ku i plagosuri kishte një lokal të vogël dhe ka qenë duke ecur. Në këtë moment autori Fitim Baboç ka hapur zjarr me breshëri ndaj tij.

Shqiptarja.com publikon ekskluzivisht pamje nga momenti kur dy banorë të Kavajës ndalojnë autorin me kallashnikov në dorë, pasi plagosi një person në dyqanin e tij, pranë Bashkisë së vjetër të qytetit. Pak metra larg kësaj skene ndodheshin edhe forcat e policisë, që me ndihmën e banorëve, bënë të mundur arrestimin e autorit, Fitim Baboçi 31 vjeç. Duhet vlerësuar gjesti i guximshëm i dy qytetarëve, të cilët menjëherë pas plagosjes ju afruan autorit për të mos e lënë të largohet. Një veprim heronjsh pasi rreziku që mund t’i vinin jetës së tyre me një person të armatosur përballë, mund të ishte tragjik. Njëri prej banorëve i ka kapur armën, ndërsa banori tjetër e ka neutralizuar autorin duke e kapur nga pas.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JETË DHE MAKINA LUKSOZE/ Arrestohet çifti shqiptar. Detyronin të miturat të prostituonin, deri në 50 takime në ditë
Previous article ''EFEKTET E TËRMETIT''/ Ermali poston videon e Jul Dedës duke vrapuar me mbathje në aeroport

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI) Aktualitet

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI)

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë Aktualitet

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën Aktualitet

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT