Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, mjeku Taulant Muka, është emëruar zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Është ironike në fakt, pasi ishte pikërisht Muka, ai që u bë shkak për dorëheqjen e parardhësit të tij, Ervin Demo.
Muka e akuzoi këtë të fundit për plagjiaturë dhe Demo u detyrua të japë dorëheqjen.
VENDIMET E PLOTA
V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Ervin Demo, zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
***
V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Taulant Muka emërohet zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA


