• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PLAGË QË AKOMA RRJEDH GJAK”/ Vrasjet e FEMRAVE, flet psikologia: Roli dhe përplasja e kulturave (EKSKLUZIVE)
Home
Intervista

“PLAGË QË AKOMA RRJEDH GJAK”/ Vrasjet e FEMRAVE, flet psikologia: Roli dhe përplasja e kulturave (EKSKLUZIVE)

5 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Intervista, Sociale

Viti i ri ka nisur me tragjedi. Kujtojmë këtu ngjarjen e rëndë në datë 2 janar ku burri vrau gruan dhe kunatën vetëm sepse bashkëshortja I kërkoi të vizitonte prindërit.

Një ditë më vonë, babai shqiptar masakron për vdekje vajzën 28 vjeçare dhe më pas e gropos në oborrin e shtepise vetëm se kjo e fundit ishte në lidhje me një djalë afgan.

Mbi këto tragjedi, AlpeNews.al ka intervistuar psikologen Adelina Pjetra, e cila ndër të tjera thekson se fatkeqësisht femra vijon ende të konsiderohet si “pronë”.

Adelina Pjetra, psikologe

Intervista e plotë:

1.Mendoni se një arsye e tillë vjen nga një person që nuk ka çrregullime të asnjëlloji?

Sjellje të tilla që janë jashtë çdo norme shoqërore dhe në kundërshtim me ligjin nuk mund të cilësohen si normale apo rastësore . Duke thënë këtë, vlen të nënvizoj se fakti që një person nuk është i diagnostikuar nuk do të thotë se nuk ka probleme të shëndetit mendor . Mos përdorimi i llogjikës në zgjidhjen e konflikteve dhe problemeve , sjelljet impulsive dhe për më tepër vdekjeprurëse sigurisht që sugjerojnë për një jo stabilitet të shëndetit mendor.

2.Burri sapo ishte kthyer nga emigracioni. Ndikon “përplasja” e kulturave në krimin e rëndë?

Më tepër se përplasja e kulturave , do ishte përjetimi i traumave jetësore . Fakti që një individ është në emigracion nuk do të thotë se domosdoshmërisht atje ka pasur një jetë të lehtë . Pra ne nuk e dimë historikun jetësor të individit , dhe eksperiencat e përjetuara në emigrim që mund të kontribuojnë në rritjen e sjelljeve rriskuese .

 3.Një faktor tjetër mendohet të jetë ai ekonomik që më pas kthehet në stres. Përse femra vijon të jetë “tabelë qitje” duke mbajtur çdo problematikë mbi supe?

Partnerët intim, familjarët e ngushtë janë personat që më së shumti bëjnë një “ vetë-gjygjësi” në Shqipëri, kjo për faktin që gruaja , motra , vajza akoma shikohen dhe përceptohen si “pronë “ në shoqërinë tonë . Ato duhet të jetojnë dhe të performojnë vetëm në shërbim të burrit ose familjes në të kundërt çdo kujt i jepet e drejta që tua marrë jetën . Dhe kjo është një plagë që akoma po rrjedh gjak në Shqipëri .

4.Në vitet e fundit, Shqipëria është tronditur jo pak herë nga ngjarje të tilla makabre që kanë qënë të moshave të ndryshme, kujtojmë rastin e Arielës dhe Aldisonit për një dashuri të refuzuar. Vetëm gjatë vitit të kaluar (2018) 16 gra dhe vajza humbën jetën. Në pjesën më të madhe të rasteve autorët ishin partnerët apo familjarët e tyre.

Si mund të parandalohen këto tragjedi? Përgjigje :

Gjeneza e gjithçkaje është familja. Mbështetja , respekti, komunikimi i hapur për të ndihmuar dhe jo për të gjykuar. Përpjekja për ti dhënë zgjidhje problemeve dhe jo për ti fshehur ato , për shkak të “opinionit” ,në mënyrë që situata të mos agravohet dhe të përfundojëe vrasje apo vetvrasje.

Të kërkuarit e ndihmës tek profesionistët e fushës kur situata është jashtë mundësive të familjarëve për ti dhënë zgjidhje . Dhe së fundmi : – Gruaja, vajza , motra janë qënie humane , unike, dhe nuk ekziston asnjë ligj i shkruar apo moral që duhet të jenë të nënshtruara, nëpërkëmbura apo pa të drejta të fjalës, dëshirës , jetës dhe vendimmarrjes.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ADN-ja e neandertalit ka “modeluar” kafkën e njeriut
Previous article BASHKËSHORTJA E RONALDOS/ Georgina Rodriguez magjeps me pamjen e saj arabe (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT