• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PJESË E VRASJEVE QË TRONDITËN VENDIN/ Kush është Talo Cela, i dyshuar si dora pas atentateve të bujshme në Elbasan
Home
Aktualitet
Kronikë

PJESË E VRASJEVE QË TRONDITËN VENDIN/ Kush është Talo Cela, i dyshuar si dora pas atentateve të bujshme në Elbasan

3 July, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Talo Çela personi i shpallur në kërkim ditën e sotme për vrasjen e vëllezërve Haxhia është i dyshuar si i përfshirë në ekzekutimin e katër personave të tjerë, Indrit dhe Arben Dylgjerit dhe shtetasit turk ngjarje e ndodhur në 28 dhjetor 2018, si dhe Andi Zylyfit rreth një vit më pas.

ABC News mëson se pak ditë më parë RENEA ka kryer një operacion në qytetin e Elbasanit me qëllim arrestimin e Çelës, pasi dyshohej se ky i fundit fshihej në shtëpinë e Ervis Dakës, por operacioni për kapjen e tij dështoi.

Policia arriti të prangosë vetëm Dakën për shkak se në banesën e tiju u gjetën një sasi armësh, mes të cilave edhe një pistoletë me silinciator.

Si ndodhën ngjarjet

Mbrëmjen e 13 dhjetorit të vitit të shkuar, Andi Zylyfi i cili kishte ardhur nga emigrimi vetëm pak ditë më parë për të festuar festat e fundvitit, u qëllua me 27 plumba në një lokal në rrugën nacionale Elbasan-Peqin.

Ai ishte kushëri me Endrit Alibeajn, bosit të drogës, i cili u ekzekutua me armë zjarri më 30 dhjetor të vitit të vitit 2018.  Bashkë me të u eliminuan edhe xhaxhai i Alibeajt, 56 vjeçari Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durunay, 51 vjeç. Ky i fundit dyshohet se ishte i afërm i bashkëshortes së Alibeajt.

Si doli në skenë emri i Talo Çelës

Ai rezulton të jetë i përfshirë në grabitjen e ndodhur në Rinas në Prill të vitit të shkuar. Çela u akuzua se kishte ndihmuar në modifikimin e furgonit të përdorur me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, për të futur lehtësisht në pistën e Rinasit, atje dhe ku ndodhi grabitja.

Kjo ngjarje e lidh Çelën pikërisht me vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës. Klevis Alla, bashkëpunëtori i drejtësisë për zbardhjen e kësaj ngjarje ka treguar se Çela i kishte kërkuar një prej vëllezërve Haxhia se ku i kishte fshehur paratë e grabitura në 9 prill të vitit të shkuar.

Këtu ka nisi dhe konflikti mes palëve që u mbyll me vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhiajt, ngjarje e ndodhur në biznesin e tyre të tregut të makinave me qira në zonën e njohur si “Nishtulla” në “Shën Vlash” të Durrësit.

Grupi kriminal ku bëjnë pjesë edhe autorët e ekzekutimit të dy vëllezërve, dyshohet se kanë urdhëruar vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdia,  ngjarje e ndodhur me datë 2 mars po të njëjtën zonë në Durrës.(ABC News)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PUNOHEJ PREJ 20 VITESH"/ Tim Judah: Aktakuza për Thaçin u bë publike për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve
Previous article "JETA IME KA NDRYSHUAR"/ Ylli i Premier League: Jam më i lumtur këtu se te Barcelona

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo Aktualitet

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar Aktualitet

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT