• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PJESË E NJË ORGANIZATE KRIMINALE/ Arrestohet në Kuçovë 49-vjeçari i dënuar me 29 vite burg në Napoli. E pëson dhe…
Home
Aktualitet
Kronikë

PJESË E NJË ORGANIZATE KRIMINALE/ Arrestohet në Kuçovë 49-vjeçari i dënuar me 29 vite burg në Napoli. E pëson dhe…

24 October, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ishte dënuar me 29 vite burg si pjesë e një bande droge në Napoli. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra Armando Pjetri, si dhe shtetasi me inicialet A. H., 53 vjeç, banues në Kuçovë, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 

NJOFTIMI I POLICISE
Operacioni, nga DVP Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kuçovë dhe me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së. I dënuar në Napoli, me 29 vjet burgim, për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet 49-vjeçari. Arrestohet në flagrancë 53-vjeçari që strehonte në Kuçovë, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar. 

Në këtë banesë u gjet një sasi Cannabisi. Si rezultat i një pune operacionale të mirorganizuar, të kryer nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kuçovë dhe me DFPO-në, në drejtimin e Prokurorisë së Beratit, u finalizua operacioni “Rrjeta”. 

Në kuadër të operacionit, u vunë në pranga:
-shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Armando Pjetri, 49 vjeç; 

-shtetasi A. H., 53 vjeç, banues në Kuçovë, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 

Gjykata e Apelit në Napoli e ka dënuar 49-vjeçarin, që strehohej nga 53-vjeçari, me 29 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale. Në banesën ku strehohej shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht, në lagjen “1 Maji”, u gjet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit Armando Pjetri, në Itali. Ndërkaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TOMA IA MBATHI"/ Berisha: I kishin prerë urdhër-arrestin! Pas “vizitës” në SPAK Doshi u urdhërua të…
Previous article U MOR I PANDEHUR PA BLERJE VOTASH/ SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim kryebashkiakun e Vaut të Dejës

s.autor

Postime të ngjashme

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona Aktualitet

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital Aktualitet

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT