Një grua, nënë e tre fëmijëve është arrestuar pasditen e së premtes në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për terrorizëm.
Në pranga ka rënë L.GJ pranë zonës së Unazës së Madhe, në një operacion ku morën pjesë edhe homologët italian.
Nëna e tre fëmijëve dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi radikal në shtetin fqinj ku pritet të ekstradohet pas disa ditësh e ku do të përgjigjet përpara drejtësisë për akuzat e ngritura.


