• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PJESË E GRUPIT TË LABORATORIT TË KOKAINËS/ Artjon Çaushllari u vu në kërkim të një lënde kimike. Së bashku me një kolumbian shkuan në një vilë të braktisur dhe…
Home
Aktualitet
Kronikë

PJESË E GRUPIT TË LABORATORIT TË KOKAINËS/ Artjon Çaushllari u vu në kërkim të një lënde kimike. Së bashku me një kolumbian shkuan në një vilë të braktisur dhe…

19 February, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbardhur detaje nga dosja hetimore e laboratorit të kokainës në fshatin Qerek në Fushë Krujë.

Në dosje thuhet ndër të tjera se në bazë të përgjimeve telefonike të përftuara, rezulton se midis datave 5-6 shkurt 2024, Artjon Çaushllari është shpesh në kërkim të një lënde kimike të llojit Permanganat Kaliumi dhe Bisulfit Sodiumi.

Një ditë më pas, më datë 7 shkurt, Çaushllari është ndalur në një rrugën Vangjush Furxhi, ku ka marrë në një banesë, një lidhje të tij kolumbiane. Kontakt i cili është fotografuar.

Nga ku më pas të dy kanë shkuar në ambientet e një kompanie, ku dyshohet se kanë siguruar lëndët kimike, të cilat do i përdornin si prekursorë për ekstraktimin apo përpunimin e kokainës.

Është kjo ndjekje e cila duket se çon agjentët operacionalë në bazën e parë të përpunimit të kokainës nga grupi kriminal.

Atë të një laboratori droge të fshehur në një vilë të braktisur në fshatin Manzë të Durrësit.

Këtu, ku nga raporti i vëzhgimit, del se Artjon Çaushllari pasi ka siguruar kimikatet, lë të vetëm në banesë kolumbianin që kishte marrë me vete në Tiranë.

Me siguri që tashmë ai të vazhdojë punën i pavarur për ekstraktimin e kokainës.

Dosja Hetimore

Pasi Artjon Çaushllari dhe lidhja e tij kolumbiane siguruan lëndët kimike në Tiranë, ata vihen re teksa udhëtojnë në drejtim të zonës së Radës, Durrës.

11-

Në orën 11.20, të dy takojnë shtetasin Baki Huqi, në lokalin e këtij të fundit, dhe më pas të tre nisen drejt zonës së Manzës në Durrës.

Ku shihen teksa frekuentojnë një vilë në lagjen nr 9, në një rrugicë pa dalje, të pabanuar me dritare të mbyllura dhe e nxjerrë në shitje nga pronarët.

Vetëm një orë më pas Artjon Çaushllari dhe Baki Huqi dalin nga vila, dhe lënë brenda saj shtetasin kolumbian.

Ku dyshimet janë se ambientet e vilës shfrytëzohen me qëllim ekstraktimin apo përpunimin e lëndës narkotike të llojit kokainë.

Ky duket se është edhe momenti kulmor, ku tashmë Artjon Çaushllari, krijon bindjen se më në fund kishin mundur të kryenin procesin e ekstraktimit të kokainës.

12-

Kjo pasi kolumbiani duket se ia kishte dalë me sukses të kryente këtë proces në laboratorin e vendosur në vilën e braktisur në fshatin Manzë.

Çka duket se sjell një lumturi të pamatë te Çaushllari vetë.

I cili nuk vonon ta ndajë këtë lajm të jashtëzakonshëm që do u ndryshonte jetën, edhe memiqtë e tij. Midis të cilëve edhe Klajdi Birçe.

Edhe ky një tjetër i arrestuar në kuadër të të njëjtit grup kriminal, në operacionin që përfundoi me sekuestrimin e laboratorit të Qerekës në Fushë-Krujë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZITON PAPA FRANÇESKUN NË SPITAL/ Meloni: Është i vetëdijshëm, nuk e ka humbur sensin e tij të humorit
Previous article "I MBYLLUR NË QELI, PA GJYQ"/ Veliaj thirrje qytetarëve: Dorëzoni dokumentet për kreditë e buta! Në dispozicion 1200 kuota

s.autor

Postime të ngjashme

LËKUNDJE TOKE NË ELBASAN/ Tërmeti regjistrohet pranë qytetit. Ja sa ishte magnituda Aktualitet

LËKUNDJE TOKE NË ELBASAN/ Tërmeti regjistrohet pranë qytetit. Ja sa ishte magnituda

POLICIA AKSION NË TIRANË DHE NË ZONAT PËRRETH/ Arrestohen dy persona, Sekuestrohen kokainë, armë dhe... Aktualitet

POLICIA AKSION NË TIRANË DHE NË ZONAT PËRRETH/ Arrestohen dy persona, Sekuestrohen kokainë, armë dhe...

NGA ARRESTIMI NË FRANCË, TE EKSTRADIMI NË SHQIPËRI/ Mediat franceze zbardhin detaje për Ermal Beqirin Aktualitet

NGA ARRESTIMI NË FRANCË, TE EKSTRADIMI NË SHQIPËRI/ Mediat franceze zbardhin detaje për Ermal Beqirin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT