Policia ka identifikuar Florian Plaku si autorin e ekzekutimit të ish-policit të burgjeve Gentian Bejtja, që ndodhi më 15 mars në Fushë-Krujë.
Bejtja u ekzekutua me breshëri plumbash në derën e banesës së tij. Sipas burimeve, Plaku dhe Ilir Beqaraj janë identifikuar si personat që kanë kryer vrasjen.
Ata janë parë duke u larguar nga vendngjarja në një makinë tip Land Rover Discovery dhe janë drejtuar në aksin Larushkë – Thumanë.
Florian Plaku është një emër i njohur për autoritetet, pasi dyshohet se është i përfshirë në bandat e Vlorës.
Në muajin korrik, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Plakun në mungesë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi dyshohet se është larguar nga Shqipëria. Hetimet vazhdojnë për të ndjekur dhe kapur autorin e kërkuar.


