• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PISTAT E VRASJES NË KAMËZ/ Piu kafe në një zonë ‘të sigurt’, por autorët e gjetën sërish Can Kariçin
Home
Breaking News

PISTAT E VRASJES NË KAMËZ/ Piu kafe në një zonë ‘të sigurt’, por autorët e gjetën sërish Can Kariçin

24 December, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Can Kariçi 35 vjeç, u qëllua në ecje nga një makinë tip “Audi” ngjyrë e zezë, që besohet se është e vjedhur ashtu si edhe targat.

Një kamera sigurie pranë biznesit, bar lokal “G”, ka filmuar lëvizjet e fundit të viktimës, të cilit iu bë atentat menjëherë sapo mbaroi kafenë.

Viktima, me të kaluar problematike, që nga armëmbajtja pa leje, deri tek tentativa për të vrarë Roland Mustafën, sipas burimeve kryente lëvizje të kontrolluara, sidomos pas një krimi të ndodhur një muaj më parë në zonën e “Astirit”.

Departamenti i hetimit të vrasjeve, thotë paraprakisht se janë të bindur që nën tokën e krimit po ndodhin eliminime midis dy grupeve, pas atentatit të dyfishtë që eliminoi pranë zonës së “2 Rrathëve”, Erigers Mihasin dhe Armando Dumanin.

Hesapet e pambyllura me “klanin Duka”

Edhe viktima e tretë, në krye të një muaji, ka dyshime të forta se bën pjesë në të njëjtin grup dhe sipas policisë, eliminimi i tij me kallashnikov, është kryer për llogari të një grupi të njohur, si “klani Duka”.

Por policia preferon të komentojë jo zyrtarisht se ky grup ka përplasje me Ervis Martinajn, që siç kuptohet nga ngjarjet gjatë nëntorit dhe dhjetorit, po humbet shokët e tij në rrethana që ende nuk po gjenden autorët.

Kishte të dyshuar edhe për vrasjen e dyfishtë dhe gjatë nëntorit, kontrolli policor në banesën e të dyshuarit Elvis Gaçaj, rezultoi jo efikas, për të cilin gruaja e tij tha se ditën e ngjarjes ai kishte dalë për peshkim dhe se nuk mbante telefon me vete.

Ndonëse policia sekuestroi 35 kamera sigurie në rrugët e Tiranës, gjatë përpjekjeve për të identifikuar vrasësit, ky krim vijon ende i pa zbardhur, kurse mekanizmi është i njëjtë me atë të asgjësimit të Kariçit.

Lufta për tregun e basteve

35-vjeçari, sipas burimeve, konsumoi një kafe në ambientet e bar kafesë në Kodër Kamëz dhe më pas u largua, duke lënë në këtë vend vajzën me të cilën u shoqërua gjatë orëve të fundit. Prej vitit 2019, një sërë ngjarjesh vijojnë të prodhojnë viktima pas përplasjes me “klanin Duka”, midis të cilëve, dy vëllezërit, Erlis dhe Leonard Duka, Dritan Agaj dhe Aleksandër Manxhaku, që kanë mbi shpinë akuzën e vrasjes së ish- policit, Santiago Malko.

Viktima, krah i palës kundërshtare për policinë, administronte lojëra fati në vend dhe njeriu që raportoi lëvizjet e shënjestrës, po përballet me strukturën kundër krimit të organizuar. Megjithëse SPAK insiston se lufta nisi për të dominuar tregun e basteve, krisja e parë mes grupeve dyshohet se nisi nga angazhimi i Malkos që tentoi të vrasë Erlis Dukën, por që asnjëherë nuk u provua.

Vrasësit e dinë përherë

Mënyra se si eliminojnë njëri-tjetrin, edhe kur kundërshtari qarkullon me mjet te blinduar, vërteton se krimi zotëron informacionin dhe infrastrukturën. Kur Mihasi dhe Dumani ishin të bindur se ata nuk po i ndiqte askush dhe shmangën baret publike, vrasësit ishin pas tyre në zonën e Unazës së Re.

Ata qëlluan egërsisht me automatikë, duke e mbushur makinën e viktimave me gëzhoja plumbash dhe më pas e dogjën mjetin e tyre shumë kilometra larg skenës së krimit.

“Përdorin përherë e më shumë roje që ndjekin shënjestrën që janë anëtarë të grupeve të tyre, lëvizin me armë të rënda dhe largohen sa hap e mbyll sytë, me automjete të vjedhura e targa të vjedhura në qytete të ndryshme”, – deklaron një ekspert kriminalistik, që me këtë deklaratë pranon se për të parandaluar hakmarrjet, është dështuar.

“Marrim Kariçin si shembull, i shoqëruar disa herë, madje në proces gjyqësor në Kurbin, që e kishte zonën e tij të sigurt, ai e ngushtoi perimetrin, duke qëndruar mes njerëzish dhe në zonën që e njihte pranë shtëpisë së tij. E gjetën dhe aty dhe sipas dinamikës, rruga më e lehtë për t’u larguar është drejt zonës së Fushë Krujës”.

Analiza pa rendiment

Pas ngjarjeve të rënda, njëra në Vlorë dhe tjetra në Kodër Kamëz që për nga mënyra si janë kryer shtojnë bindjen se i përkasin krimit të organizuar, departamenti i hetimit të krimeve të rënda, ka kryer sërish mbledhje sipas burimeve. Por në përfundim, përveç detyrave të ngarkuara për vartësit, urdhrave për përgjime dhe vëzhgime, rezultatet për të çuar vrasësit në burg, janë tepër larg.(SI)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FJETËN JASHTË PAS MBRËMJES SË TË MARTËS/ Ja për çfarë diskutuan banorët
Previous article COVID-19/ Franca vendos një tjetër rekord të zi, regjistrohen 94,124 raste të reja në 24 orët e fundit

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTUESIT RIKTHEHEN TE RRUGA E DURRËSIT/ Policia i përgjigjet me gaz dhe ujë! Hidhen sende të forta drejt efektivëve Aktualitet

PROTESTUESIT RIKTHEHEN TE RRUGA E DURRËSIT/ Policia i përgjigjet me gaz dhe ujë! Hidhen sende të forta drejt efektivëve

TENSIONET TE MINISTRIA E ARSIMIT/ Policia nis shoqërimet pas përplasjeve fizike, merren me forcë disa protestues Aktualitet

TENSIONET TE MINISTRIA E ARSIMIT/ Policia nis shoqërimet pas përplasjeve fizike, merren me forcë disa protestues

TENSIONE NË MINISTRINË E ARSIMIT/ Studentët shkulin hekurat e rrugës dhe gjuajnë me gurë Aktualitet

TENSIONE NË MINISTRINË E ARSIMIT/ Studentët shkulin hekurat e rrugës dhe gjuajnë me gurë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT