Andrea Pirlo do të pensionohet nga futbolli gjatë muajit dhjetor. Futbollisti i New York Cityt, e ka konfirmuar pensionimin në moshën 38-vjeçare, transmeton IndeksOnline.
Menjëherë pas këtij lajmi, e ardhmja e Pirlos është në pikëpyetje, madje disa thonë se ai pritet të bëhet asistent trajner te Chelsea.
Por, ish-lojtari i Milanit, Juventusit e shumë skuadrave tjera ka thënë se për momentin nuk ka asgjë të sigurt sa i përket të ardhmes së tij.“E ardhmja ime, nuk e di ende, unë do të kthehem në Itali në dhejtor. Një ndihmës i Contes? Këtë e kanë thënë njerëzit. Unë kam idetë e mia, por njëherë kam nevojë për kohë që të vendos”, ka thënë Pirlo.
Tifozët e Chelseat do të ishin të kënaqur në rast se Pirlo do të bëhet një asistent i Contes, pasi kjo mundë ta ndihmoi trajnerin italian të qëndroj më shumë në “Stamford Bridge”.