Kompania e Walt Disney bëri një angazhim të madh për të përmirësuar mjedisin brenda 12 muajve të ardhshëm. Të enjten, kompania njoftoi se do të eliminojë pipat plastike në të gjitha vendet ku operon deri në mes të vitit 2019.
“Eliminimi i pipave plastike dhe artikujve të tjerë plastikë janë hapa domethënës në angazhimin tonë të gjatë në administrimin e mjedisit”, tha për ABC News, krye parlamentari Bob Chapek. “Këto përpjekje të reja globale ndihmojnë në zvogëlimin e gjurmëve tona mjedisore dhe në avancimin e qëllimeve afatgjata të qëndrueshmërisë.”


