Ngec sërish procesi i rigjykimit të Izet Haxhisë pas dorëheqjes së Fatmira Hajdarit. Kjo e fundit ishte në trupën gjykuese bashkë me Shkëlqim Mustafën dhe Andi Civicin.
Por dorëheqja e Fatmir Hajdarit duket se nuk do jetë e fundit. Drejt dorëheqies është edhe trupa e re e përbërë nga Valdete Hoxha dhe Genti Shala e Astrit Haxhialushi.
Burimet nga Apeli i Tiranës konfirmojnë se gjyqtarja Hoxha dhe dy kolegët e saj kanë kërkuar të dorëhiqen nga ky gjykim. Vendimi, nëse do pranohet apo jo dorëheqja, do të merret brenda datës 15 shtaor.


