Reagon pronari i restorantit në Llogara, ku një klient pretendoi se ka ngrënë një kos dhe një pilaf që i kanë kushtuar 15 mijë lekë të vjetra.
Për Newsbomb.al pronari shprehet se klienti ka patur synim dashakeq për prishjen e imazhit të restorantit, por edhe të turizmit në përgjithësi, pasi e vërteta është kretj ndryshe.
Sipas tij në lokal ka shkuar jo 1, por 6 persona, të cilët kanë konsumuar 5 pjata pilaf dhe 4 pjata me kos. Çmimet reale që provohen edhe nga meny e restorantit janë: Pilaf me lëng – 150 lekë dhe kos – 200 lekë.
Pronari madje i fton sërish ne lokain e tij dhe thotë se do iu japë një kec falas.
Duket se klienti që ka nxjerrë faturën në media ka shfrytëzuar “hilenë” e restorantit ku shkruhej x1 pilaf dhe x1 kos.




