• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PIKU I SEZONIT TURISTIK/ Saranda ul çmimet, por pushuesit zgjedhin fundjavat
Home
Ne sytë e të huajve

PIKU I SEZONIT TURISTIK/ Saranda ul çmimet, por pushuesit zgjedhin fundjavat

17 July, 2020 F.autor Destinacione, Ne sytë e të huajve

Kemi hyrë në 15-ditshin e dytë të korrikut, por numri i pushuesve në Sarandë vijon të mbetet në nivele të ulëta. Kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistik, Arben Çpa në një intervistë për Report Tv tha se janë bërë përpjekje nga hotelet duke ulur çmimet me 20%.

“E vërteta është se Saranda ka bërë ulje 20%. Ka shumë raste që kanë bërë ulje edhe më të larta”, tha kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistik, Arben Çipa.

Ditët e javës janë të vakëta ndërsa qyteti gjallërohet në fundjave. Përpos pandemisë në uljen e numrit të turistëve në Sarandë kanë ndikuar edhe punimet për ndërtimin e bulevardit të ri.

“Ka një periudhë 1 javore që ka filluar lëvizja. Sidomos të shtunë e të diel. Pa dyshim infrastruktura e qytetit tonë është një fazë tranzicioni. Kjo nuk le një shije të mirë tek turistët” tha Çipa.

Në gusht e shtator pritet të vijnë me charter turistë polakë. Çipa thotë se industria e turizmit ka prekur fundin këtë vit, ndërsa viti që lamë pas ka qenë një vit i artë, ku vetëm në Sarandë pushuan 600 mijë turistë vendas e të huaj.

“Krahasuar me periudhën e 2019 nuk krahasohet dhe nuk ka ngjashmëri. Kjo periudhë vitin e kaluar ka qenë piku i sezonit. Vitin e kaluar kishim rreth 600 mijë turistë”, shtoi ai.

Pandemia e Covid-19 ka dëmtuar jo vetëm të ardhurat për bizneset por ka lënë shumë njerëz të pa punë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIKTHIMI NË PREMIER LEAGUE PAS 16 VITESH/ Klubi historik anglez është vetëm 1 pikë larg ngjitjes
Previous article DËMTIM I RËNDË PËR KUMBULLËN/ Me shumë mundësi sezoni mund të cilësohet i përfunduar

F.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT