• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
PIKTURAT PËR TËRMETIN E 26 NËNTORIT/ Agim Sulaj bashkon 45 artistë nga bota
Home
Kulturë

PIKTURAT PËR TËRMETIN E 26 NËNTORIT/ Agim Sulaj bashkon 45 artistë nga bota

13 December, 2019 k.autor Kulturë

45 karikaturistë nga bota i kanë dedikuar veprat e tyre të artit ngjarjes tronditëse të tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri. Veprat e tyre janë sjellë në një ekspozitë në Tiranë nga piktori dhe karikaturisti më famë botërore Agim Sulaj, ideator dhe kurator i kësaj ekspozitë.

E jashtëzakonshme, 45 artistë nga bota janë tashmë me mendje e zemër tek Shqipëria!

Piktori dhe karikaturisti me famë botërore, Agim Sulaj, që banon prej vitesh në Rimini të Italisë, e përjetoi me dhimbje ngjarjen që tronditi Shqipërinë më 26 Nëntor, ku një tërmet i fuqishëm shkaktoi dëme të mëdha në njerëz dhe banesa.

Për të kontribuar për vendin e tij, nga thellësia e shpirtit iu zgjua një thirrje për miqtë artistë në mbarë botën, për solidarizimin me dhimbjen shqiptare.

Dhe ndodhi mrekullia! 45 artistë nga vende të botës iu përgjigjën temës “Tërmeti dhe Shqipëria” me dedikime të një dashurie të pazakontë për vendin tone të vogël.

“Kjo ekspozitë nëpërmjet satirës, gjetjeve satiririke që shpeshherë i referoheshin shqiponjës së plagosur ose shpeshherë i referoheshin situatave të ndryshme që kalon kjo gjendje psikologjike, i ka bërë artistët ndërkombëtarë që të nxjerrin detajet. Pas tërmetit unë kam bërë një thirrje në rrjetet sociale: “Ju lutem të bëjmë një solidarizim për gjendjen e tërmetit në Shqipëri. U thashë që kam këtë ide që t’i referohemi situatës së tërmetit në Shqipëri, dhe për katër ditë më erdhi përgjigjja që më befasoi, 45 artistë sollën veprat që i dedikoheshin kësaj ngjarjeje të rëndë që pësoi Shqipëria”, tha Agim Sulaj.

Me sytë dhe zemrën nga Shqipëria u ngrit kjo ekspozitë e kuruar nga Agim Sulaj, që titullohet “Shqipëria e pas tërmetit”. Veprat e sjella janë zemra e një ekspozite me tri cikle, ku në dy të tjerat përfshihet krijimtaria retrospektivë.

“Ndryshe nga herët vitet e tjera, unë prezantoj këtë vit tri ekspozita. Ekspozita e parë rrëfen për herë të parë një Agim Sulaj të panjohur, ku janë skicat e liceut, të cilat unë i konsideroja të humbura. Është ekspozita e tablove në katin e parë që ka nostalgjinë, sidomos të detit të Vlorës, si dhe mbresat nga fëmijëria, si edhe gjetjet historike. Dhe e treta është kjo ekspozitë, që për fat të mirë në këtë vit Agim Sulaj vjen me të gjithë shokët e tij artistë nga e gjithë bota”, tha piktori i njohur Agim Sulaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 5 IDE TË ZGJUARA/ Çfarë duhet të bësh para se të vendosësh që të shtosh veshje të reja në garderobë?
Previous article NJË HISTORI TRADHËTIE/ Në tetrin Migjeni sillet drama "3 vetë në një varkë..."

k.autor

Postime të ngjashme

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT