Artisti i njohur Helidon Haliti ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Partinë Socialiste dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Ai vlerësoi punën e Veliajt në kryeqytet, dhe në shenjë mirënjohje i dhuroi një penel të personalizuar me emrin e tij. Më herët, gjatë turit të Veliajt në Tiranë, personazhe të njohur publikë si Eli Fara, Valbona Selimllari, Kastro Zizo dhe Gazment Paja kanë bërë të njëjtën gjë.
“Pse mos t’i bashkohem kësaj familjeje, kur i jam bashkuar pikërisht në vitet ’90, kur Edi Rama filloi ndryshimin. Unë e kisha profesor, pedagog në atë kohë dhe në të njëjtën klasë jap mësim. E pse mos t’i bashkohesha kësaj familjeje, kur ne në vitin 2015 kishim një ëndërr që të sillnim mijëra artistë nga e gjithë bota dhe dukej si e pamundur, por falë Erion Velisë, kjo u bë e mundur dhe ne kemi ftuar mbi 2 mijë artistë.
Kemi realizuar “Bienalen e akuarelit” e cila sot, lehtësisht e kontrollueshme, është nga më prestigjiozet në botë dhe secili artist ka dëshirë të vijë në këtë vend. Ka dëshirë të vijë në këtë vend, por në 2015-ën, ne na duhej ta pikturonim Tiranën, artistët e pikturonin Tiranën. Dhe në 2017 kur e takuan kryetarin e bashkisë, ia thanë me fjalët e tij – Kemi parë ndryshime të jashtëzakonshme!
Dhe nga kjo mua më vjen shumë mirë, sepse është lehtësisht e pikturueshme Tirana jashtë saj, por brenda saj në ato pikturat që themi ne urbane, kishte vështirësi. Ndërkohë që kemi elemente të cilat spikaten dhe sinqerisht dua ta përgëzoj kryetarin e bashkisë, sepse është një nga kuratorët më të mirë që kemi dhe dua t’i fal një penel të personalizuar me emrin tim, i cili sot është në tregun e gjithë botës, sepse ju jam i bindur, jeni një detajist i jashtëzakonshëm dhe si detajist, do ta perfeksionin këtë vend, Tiranën dhe gjithçka”, tha Haliti.


