2021 ka qenë padyshim nje vit i mbushur me ngjarje te forta politike, duke qenë se ishte edhe vit zgjedhor.
Por jo vetëm. 25 prilli duket sot i largët pasi zhvillimet brenda Partise Demokratike e kanë prevaluar.
AlpeNews.al, si çdo fundvit sjell ne kujtese disa prej këtyre ngjarjeve në jeten politike të vendit që do mbahen mend gjatë!
25 prilli, mbahen zgjedhjet parlamentare në Shqiperi.
Partia Socialiste dhe Edi Rama fitojne mandatin e tretë, gjë që ndodh per herë të parë në Shqipëri.
Gramoz Ruçi largohet nga politika!
Vendimin zgjodhi ta jepte në Kogresin e PS, teksa u duartrokit dhe nderua nga te gjithe socialistet por jo vetëm.
Sali Berisha dhe familja e tij shpallen “non grata” nga SHBA.
Ketu nisi dhe ndarja e madhe në politiken shqiptare, teksa te shumte ishin ata që menduan se Berisha nuk duhet të kete më nje te ardhme në krye të PD-së.
Ardhja e afganeve që nisi debate të shumta në rrjet por edhe midis politikës.
Kjo pasi kritiket e qeverisë, u shprehen se Rama nuk e beri për humanizem por për politikë. E megjithatë, me qindra afganë u strehuan në Shqipëri dhe ky veprim u duartrokit fort nga nderkombëtarët.
Lulzim Basha perjashton Sali Berishen nga grupi parlamentar.
Me ane te një konference, Basha deklaron një dite para nisjes se Kuvendit se Berisha nuk do jetë më pjesë e grupit parlamentar të PD.
Ky veprim nuk pritet mire nga Berisha.
Sali Berisha nis “Foltoren” ne çdo qytet te Shqiperisë dhe i shpall “luftë” kryetarit të PD dhe mbeshtetesve të tij.
Kuvendi i Berishes me 11 dhjetor. Mbahet ne “Air Albania”.
Vendimi më i rendesishem që u mor ishte ngritja e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë me përbërje me 29 anëtarë. Ky komisionet do jetë përgjegjës për organizimin dhe fillimin e proceseve referendare e zgjedhore në PD.
Kuvendi i Bashes me 18 dhjetor. Mbahet tek Pallati i Kongreseve.
Pas më shumë se 7 orësh fjalime, debate dhe diskutime, Kuvendi i thirrur nga Kryesia e PD, mori disa vendime të rëndësishme.
Ndër ta, ishte dhe përjashtimi dhe refuzimi për të kandiduar në poste të larta drejtuese i personave me rekorde kriminale dhe të shpallur “non grata”.










