Ndërsa në Komision diskutohej buxheti për arsimin, mes dy deputetëve të kampeve kundërshtare në parlament është zhvilluar një dialog dhe pantonimë e çuditshme.
Deputeti i PD-së Luçiano Boçi ishte duke folur për buxhetin për arsimin, kur mbledhjes i bashkohet edhe deputeti i PS-së, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja. Ndërsa Boçi i ka kujtuar koncesionet dhe Vilma Nushin, Beqja ka bërë një reagim të papritur duke iu afruar kolegut të PD-së për të bërë një foto, raporton “BalkanWeb”. Nuk ka munguar as përgjigjja e Boçit, i cili e ka quajtur kloun. Gazetari Mariglen Mërtiri ka siguruar videon nga ky moment për “BalkanWeb”.
Luçiano Boçi: …se erdhi dhe Beqaj tani se kam hallin e 38 mld the ti, ndërkohë 20 mld në vit i merr vetëm Vilma Nushi për check up-in, se e doja Beqjan për këtë gjë dhe bëri mirë që erdhi. Ndërkohë që po të ishin shtuar tek buxheti i arsimit sot do ishim tek niveli 5% dhe s’do kishim këto probleme. Pra si do ndikojë buxheti i 2018-ës… (Beqja i afrohet Boçit tek karrigia, me telefon para)
Beqja: Bëjmë një selfie.
Boçi: Beqja po ty Rama për kloun të kishte në qeverisje, për të bërë gallatë. Lekët i merrte në forma të tjera, kështu që normal, ti të tilla gjëra di të bësh.


