Nëntetarja Zarife Hasanaj, Dëshmore e Atdheut u përcoll sot me nderime për në banesën e fundit në Varrezat e Dëshmorëve.
Pas apelit të fundit dhe një minute heshtje, familjarë, të afërm e miq, por edhe personalitete të larta shtetërore i dhanë lamtumirën e fundit ushtarakes që vdiq në krye të detyrës në Letoni në sherbim të një misioni në NATO.
Po në selinë e NATO, diten e sotme flamuri shqiptar është ulur gjysmeshtizë në nder të Zarife Hasanaj.
/AlpeNews.al



