Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka argumentuar vendimin për pezullimin e rektorit të UT, Mynyr Koni dhe kërkesën e bërë ndaj presidentit Meta për shkarkimin e tij. Nga studio e Top-Channel, Shahini tha se shkeljet e rektorit janë të dokumentuara pas inspektimit të bërë në Universitetin e Tiranës.
Ministrja e Arsimit tha se i ka argumentuet presidentit Ilir Meta shkeljet e rektorit te UT.
“Ligji parashikon se nëse ministri sheh shkelje nga ana e rektorit, mund të propozojë shkarkimin e tij. Nuk ka asgjë antiligjore në këtë mes. Në 2018 kanë shkuar dy grupe inspektimi në Universitetin e Tiranës për të parë se si e zbaton ky universitet ligjin e arsimit të lartë dhe kanë gjetur një sërë shkeljesh. Senati dhe bordi kanë zbatuar rekomandimet dhe kanë nisur me zbatimin e tyre, ndërsa rektori nuk e ka bërë. Ligji për arsimin e lartë ndan kompetencat mes administratorëve dhe pjesës akademike të universitetit. Rektori ka marrë kompetenca që nuk i takojnë dhe ka penguar procese që nuk duhet t’i pengonte. Rektori ka shkelje në punësimin e pedagogëve. Për shembull ka penguar përdorimin e arkiv-protokollit. Mbi këto shkelje ligjore që kanë paralizuar universitetin është bërë propozimi te Presidenti. Besoj se kemi argumentuar mirë dhe Presidenti do ta pranojë propozimin për shkarkim”, shtoi ministrja.
Por a do të ngrejë padi ndaj rektorit të pezulluar?
“Do t’i marrim gjërat me radhë. Hapin e parë e kemi bërë, propozimi i ka shkuar Presidentit. Do të presim përgjigjen e tij dhe pastaj do të marrim me radhë të gjitha”